Ekonomia

KESH nis shlyerjen e pagesave për HEC-et private

Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) ka filluar likujdimin e një pjese të pagesave të prapambetura ndaj HEC-eve private.
energjiaNë ditët e fundit KESH ka likujduar mbi 11 milion usd, nga rreth 60 milion usd që shkon detyrimi total i akumuluar që prej muajit shkurt.
“Vetëm sot pagoi 4 milionë usd”, tha ministri i MEI-t, Damian Gjiknuri, sot në seancën plenare në Kuvend.
Brenda muajit janari 2015, KESH-i do të shlyejë borxhet e 6-mujorit të parë të vitit 2014.
Brenda muajit prill do të likujdohen të gjitha borxhet e akumuluara nga viti 2014, thanë sot burime zyrtare të MEI-t.
Qeveria ka marrë masat për të përmbushur angazhimin e saj për shlyerjen e borxheve të akumuluara ndaj prodhuesve privat të energjisë elektrike. Shlyerja e faturave korente për vitin 2015 do të bëhet në kohë, pasi do të përdoret një mekanizmëm monitorimi në kuadër të projektit të rimëkëmbjes së energjisë elektrike, që synon mirëmenaxhimin e kompanive publike në sektorin e energjisë si dhe rritjen e likuiditetit në sektor.
Në ndihmë të përmirësimit të përformancës financiare pritet të japë ndikimin e vet pozitiv vendimi që mori së fundi qeveria për të sjellë çmimin e blerjes së energjisë prej prodhuesve privat në parametrat e tregut. Kjo mënyrë garanton vijimësinë e pagesave të rregullta dhe shmang akumulimet e mëtejshme të borxheve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button