☁️
Tiranë 10°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.84 ▲1.68%
ARI 4,520 ▼0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,640 ▼ -0.65% ETH $2,145 ▼ -1.14% XRP $1.4001 ▼ -1.4% SOL $90.6500 ▼ -2.05%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.84 ▲1.68 % ARI 4,520 ▼0.72 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.84 ▲1.68 % ARI 4,520 ▼0.72 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

KESH: Shkarkimet në HEC-e nën kontroll, eksport energjie

Reshjet e shumta të shiut kanë shtuar ndjeshëm prurjet në tre hidrocentralet mbi lumin Drin. Për të shmangur derdhjen e ujit pa prodhuar energji, Korporata Energjetike Shqiptare thotë se po prodhon energji duke e eksportuar atë.

Sipas KESH, aktualisht rezerva energjetike e akumuluar është rreth 1050.2 GHW. Prodhimi ditor nga tri HEC-et e kaskadës së lumit Drin është 13 mijë MWh.

“Aktualisht KESH po plotëson kërkesën për furnizimin me energji të konsumatorëve tariforë dhe humbjet e OSHEE dhe OST. Për të shmangur shkarkimin e ujit pa prodhim energjie KESH ka hapur një procedurë eksporti për të shitur 10.000-17.000 MWh”, thuhet në njoftim.

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare po menaxhon në mënyrë optimale prurjet e reshjeve duke ngarkuar në maksimumin e mundshëm agregatët disponibël në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. Për të minimizuar efektin e prurjeve të larta në zonën e ultësirës së nën-Shkodrës, agregatët në HEC Fierzë po vihen në punë vetëm në oraret e pikut.

KESH njofton se po monitoron në çdo moment situatën hidroenergjetike, duke garantuar se situata është nën kontroll dhe shkarkimet do të bëhen vetëm kur janë të domosdoshme, bazuar në Rregulloren e Trajtimit të Plotave, për të mbajtur nivelet në kuotat e lejuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.