☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 15 May 2026
S&P 500 7,433 ▼0.92%
DOW 49,635 ▼0.86%
NASDAQ 26,321 ▼1.18%
NAFTA 100.64 ▲3.84%
ARI 4,547 ▼2.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
₿ CRYPTO
BTC $79,311 ▼ -2.73% ETH $2,227 ▼ -3.53% XRP $1.4454 ▼ -1.78% SOL $89.5900 ▼ -3.92%
S&P 500 7,433 ▼0.92 % DOW 49,635 ▼0.86 % NASDAQ 26,321 ▼1.18 % NAFTA 100.64 ▲3.84 % ARI 4,547 ▼2.96 % S&P 500 7,433 ▼0.92 % DOW 49,635 ▼0.86 % NASDAQ 26,321 ▼1.18 % NAFTA 100.64 ▲3.84 % ARI 4,547 ▼2.96 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
15 May 2026
Breaking
Europa

Këshilli i Europës miraton rezolutën për krijimin e Gjykatës Speciale për krimet e luftës në Ukrainë

Të paktën 36 vende, shumica prej tyre europiane, kanë nënshkruar krijimin e një gjykate speciale për procedimin e presidentit rus Vladimir Putin, lidhur me agresionin ushtarak ndaj Ukrainës.

Angazhimi i përbashkët u formalizua këtë të premte gjatë takimit vjetor të ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, organizatë që ka marrë rol kryesor në adresimin e boshllëkut juridik të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për krimin e agresionin.

Ministrat miratuan një rezolutë që përcakton strukturën dhe funksionimin e komisionit që do të mbikëqyrë veprimtarinë e gjykatës speciale, e cila do ta ketë selinë në Hagë.

Sipas dokumentit, komisioni do të ketë përgjegjësi për miratimin e buxhetit vjetor të gjykatës, aprovimin e rregullave të brendshme dhe përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Vendet nënshkruese janë zotuar gjithashtu të respektojnë pavarësinë e procedimeve gjyqësore.

I pranishëm në ceremoni, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, e cilësoi krijimin e gjykatës si “një pikë pa kthim pas”, pas viteve të mungesës së përgjegjësisë për agresionin rus.

“Krijimi i gjykatës speciale bëhet një realitet ligjor. Shumë pak besonin se kjo ditë do të vinte, por ja që erdhi”, deklaroi Sybiha në rrjetet sociale, duke krahasuar nismën me procesin e Gjyqeve të Nurembergut ndaj liderëve të Gjermanisë naziste.

“Putin ka dashur gjithmonë të bëjë histori dhe kjo gjykatë do ta ndihmojë të arrijë këtë. Ai do të hyjë në histori si një kriminel”, shtoi kryediplomati ukrainas.

Nga vendet e Bashkimi Europian, vetëm Bullgaria, Hungaria, Malta dhe Sllovakia nuk iu bashkuan rezolutës ndërsa jashtë Europës, vetëm Australia dhe Kosta Rika firmosën dokumentin.

Miratimi i rezolutës vjen një ditë pasi parlamenti rus miratoi një ligj që, sipas kritikëve, i hap rrugë ndërhyrjeve të tjera ushtarake me argumentin e mbrojtjes së popullsisë rusishtfolëse jashtë territorit rus.

Today is a historic day. We are making history. Just like the Nuremberg tribunal 80 years ago, this Special Tribunal in The Hague will restore justice from the ruins of war. pic.twitter.com/OmuJFz1tuF

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.