🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,901 ▲ +0.78% ETH $2,243 ▲ +0.91% XRP $1.1647 ▼ -1.47% SOL $89.7200 ▼ -0.81%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Ish-kandidati i PD: Eksponentë demokratë kanë pasur përfitime nga grupet kriminale

Bujar Nallbani, ish-kandidat për kreun e PD-së deklaroi se ‘narkoshteti’ në Shqipëri ka ‘mbirë’ bashkë me Partinë Demokratike.

Sipas Nallbanit, eksponentë të lartë në PD i mbështetën grupet kriminale dhe patën përfitime prej tyre. Kjo sipas Nallbanit ka bërë që këto grupe të rrezikshme t’i kemi ‘peshqesh’ edhe sot.

“Narkoshteti ka mbirë bashkë me fenomenin PD. Sepse u mbështet nga ata, u rrit me ata, pati përfitime reciproke prej tyre dhe natyrisht e kemi peshqesh sot e kësaj dite, në forma më të sofistikuara. Kriminaliteti nuk është se mbiu para 5 viteve”, tha mes të tjerash Nallbani.

Nallbani vijoi më tej duke thënë se gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste kriminaliteti ka ardhur në rënie. Kjo pasi sipas tij, sa më shumë Shqipëria afrohet me BE-në, prioritet është goditja e kriminalitetit dhe forcimi i sigurisë për popullin dhe biznesin.

“Ne e dimë që kriminaliteti këtu ka bërë kërdinë, por ka pasur edhe rënie, edhe goditje. Sepse unë mendoj se duke shkuar drejt BE-së, pikat kryesore që dosjet europiane pranojnë tani, është goditja e kriminalitetit dhe forcimi i sigurisë së popullit e biznesit. Më parë kontrollonte krimi shtetin. Sot sigurisht që ka krim, por nuk është njëlloj si ka qenë. Goditja kryesore i është dhënë. Ne e shohim se nëpër burgje janë banda të tmerrshme të asaj kohe”, vijoi më tej Nallbani për Report Tv.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.