☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 114.27 ▲2.45%
ARI 4,635 ▼0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,028 ▲ +2.58% ETH $2,113 ▲ +2.34% XRP $1.3260 ▲ +0.81% SOL $81.9300 ▲ +1.37%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 114.27 ▲2.45 % ARI 4,635 ▼0.96 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 114.27 ▲2.45 % ARI 4,635 ▼0.96 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Politika

Këshilli i Evropës kundër “anti-shpifjes”: Jo në përputhje me lirinë e medias, të rishikohet

Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, Dunja Mijatović ka kritikuar paketën “anti-shpifje” të Qeverisë shqiptare, e cila është planifikuar të kalojë nesër në Kuvend.
Mijatović shprehet thellësisht e shqetësuar për këtë paketë të Qeverisë së Edi Ramës dhe kërkon ndërhyrje urgjente për përmirësimin e saj.
“Jam shumë e shqetësuar të mësoj se këtë javë Parlamenti shqiptar vazhdoi me shqyrtimin e dy projekt-ligjeve, të njohura si “paketa anti-shpifje”. Këto ligje kanë nevojë urgjente për përmirësim. Disa dispozita nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut që mbrojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e medieve”, thuhet në reagim.
Komisionerja e konsideron shqetësues faktin që faqet në internet mund të bllokohen pa vendim gjykate dhe kjo përbën goditje të fortë për lirinë e shprehjes.
“Unë jam veçanërisht e shqetësuar që kompetencat diskrecionale që u janë dhënë organeve rregullatore, mundësia e vendosjes së gjobave të tepërta dhe bllokimi i faqeve të internetit të mediave pa një vendim gjyqësor, si dhe prezantimi i rregullimit shtetëror të mediave në internet, mund të sjellin një goditje të fortë për lirinë e shprehjes dhe liria e mediave në vend”, thuhet në reagim.
Vetë-rregullimi i medias dhe një internet i hapur konsideron me rëndësi për Këshillin e Evropës.
“Prandaj, i bëj thirrje anëtarëve të Parlamentit të Shqipërisë që të rishikojnë draftet aktuale dhe t’i bëjnë ato në përputhje me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe standardeve të Këshillit të Evropës”, mbyllet deklarata e Dunja Mijatović.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.