Moda
Këtë buzëkuq do ta dëshironin të gjitha femrat
Buzëkuqi kameleon me siguri është buzëkuqi më i mençuri i prodhuar ndonjëherë!
Buzëkuqi Frog Prince në ambalazh ngjyrë të gjelbër, kur vihet në buzë, merr ngjyrë trëndafili, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, ajo që është specifike – buzëkuqi do të ketë nuanca të ndryshme tek vajzat, sepse u përshtatet pigmenteve të lëkurës.
Në të vërtetë, buzëkuqi përmban pigmentin, i cili quhet kameleon, gjë që e bën më të ndjeshëm ndaj dritës, lagështisë dhe vlerës së pH-së, për ç’arsye buzëkuqi reagon në mënyra ndryshe tek vajzat e ndryshme.
E vetmja “e metë” është sepse kushton 30 euro..