☁️
Tiranë 8°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 95.63 ▼2.29%
ARI 4,771 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,027 ▲ +1.64% ETH $2,249 ▲ +2.86% XRP $1.3565 ▲ +1% SOL $84.8600 ▲ +2.17%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Keshilla

Këto ushqime mos i përzieni kurrë me ilaçet

Disa ushqime mund të ndalojnë efektin e ilaçeve, ose në rastin më të keq mund të kenë efekte anësore të rrezikshme. Ja cilat janë këto ushqime:

Bananet

Bananet duhet t`i shmangni nëse merrni ilaçe për rregullimin e presionit të gjakut. Përzier me këto barna, bananet mund të shkaktojnë nivele të larta të kaliumit.

Limoni i gjelbër

Nëse jeni duke marrë ilaçe për kollë, atëherë mos hani limona të gjelbër dhe portokall, sepse mund të shkaktoni mbidozë të dekstrometorfanit dhe të keni efekte anësore si halucinacione apo të qenët i përgjumur.

Alkooli

Shmangni alkoolin nëse jeni duke marrë ilaçe diabeti ose qetësues. Këto ilaçe shpesh kanë një paralajmërim për të shmangur alkoolin. Kjo është për shkak se ai ushtron presion mbi mëlçinë tuaj, duke rritur rrezikun e dëmtimit të mëlçisë.

Kafeja

Kafenë nuk duhet ta konsumoni nëse merrni ilaçe për të trajtuar astmën. Kafeina e tepërt mund të shkaktojë nervozizëm dhe paqëndrueshmëri.

Zarzavatet me gjethe

Shmangni nëse ju merrni antikoagulant. Ato kanë shumë vitaminë K, ndërsa ilaçi është projektuar për të parandaluar prodhimin e vitaminës K, kështu që nëse hani më shumë nga këto perime, ato do të ndërhyjnë me efektin e antikoagulantit.

Jamballi i zi

Jamballi i zi është i dëmshëm për njerëzit që marrin ilaçe të zemrës. Ai ul nivelin e kalium në trupin tuaj, gjë që është e rrezikshme për ata me sëmundje të zemrës dhe mund të shkaktojë ritme të parregullta të zemrës.

Qumështi

Shmangni përdorimin e qumështit nëse merrni antibiotikë, sepse ai do të ndërhyjë në mënyrën se si këto medikamente do të pranohen nga trupi, duke ulur kështu efektin e tyre.

Grejpfruti

Grejpruti nuk lejon që të bie niveli i statinit në trup dhe nëse jeni duke marrë statin për të trajtuar presionin e ulët të gjakut, konsumimi i grejpfrutit mund të shkaktojë mbidozë të këtij kimikati, shkruan femina. Si rezultat i kësaj, pacientët mund të përjetojnë dhimbje të muskujve.

Salmoni i tymosur

Salmoni i tymosur nuk duhet të konsumohet nga pacientët të cilët përdorin antidepresivë. Problemi qëndron në faktin se të dyja përmbajnë tyraminë, dhe përziera e salmonit me antidepresivë mund të shkaktojë nivel të lartë të këtij kimikati, gjë që çon në presionin të lartë të gjakut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.