Kosova

KFOR heq postbllokun në rrugën Mitrovica-Leposaviç

KFOR-i po çmonton postbllokun përgjatë rrugës Mitrovica-Leposaviç, në veri të lumit Ibër. Kjo për shkak se është konsideruar i panevojshëm.

kfor-heq-postbllokun-n-euml-rrug-euml-n-mitrovica-leposavi-ccedil_hdKjo u bë e ditur në një njoftim të KFOR-it, ku thuhet se e njohur tek trupat e KFOR-it si Pika Vëzhguese (PV) “Cooke” e formuar me qëllim që të sigurojë liri të lëvizjes në rajon, postblloku i KFOR-it përgjatë rrugës tani është duke u çmontuar, meqë po konsiderohet e panevojshme. PV “Cooke” qëndron përgjatë lumit Ibër, aty ku gjendet edhe shkritorja e Trepçës.

“Situata e sigurisë në Piken Vëzhguese ‘Cooke’; dhe rreth saj është përmirësuar dukshëm dhe liria e lëvizjes sigurohet nga Policia Kufitare e Kosovës”, tha Koloneli i Ushtrisë Amerikane, Clint Baker, komandant i Grupit Shumëkombësh Luftarak – Lindje (GSHL-L), trupat e të cilit kanë pasur përgjegjësi ta ruajnë atë pike gjatë tre muajve të fundit.

“Vetë fakti se jemi në gjendje ta heqim [PV “Cooke”], tregon se gjërat po përmirësohen dhe dëshmon aftësitë dhe besueshmërinë e autoriteteve vendore të zbatimit të ligjit”.

Megjithëse shumë e vogël për nga masa, do të duhen disa ditë për ta çmontuar PV “Cooke”.

“Përveç çmontimit fizik të PV ‘Cooke’, ne gjithashtu do të kryejmë një vlerësim të mjedisit në vendin ku ishte e vendosur PV-ja”, tha kapiteni i Ushtrisë Amerikane, Mike Smolucha, oficer përgjegjës i xhenios në GSHL-L.

“Posa të gjitha strukturat, gjeneratorët, telat dhe barrierat e betonit të largohen, ne do të kthehemi dhe ta testojmë dheun për të pare nëse, apo në çfarë shkalle, është kontaminuar dheu”, ka thënë ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button