☁️
Tiranë 15°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.67 ▲0.43%
ARI 4,846 ▼0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $73,893 ▼ -0.55% ETH $2,316 ▼ -2.01% XRP $1.3557 ▼ -0.68% SOL $83.0100 ▼ -3.18%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.67 ▲0.43 % ARI 4,846 ▼0.08 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.67 ▲0.43 % ARI 4,846 ▼0.08 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

KfW 9,8 milionë euro për rehabilitimin e infrastrukturës rurale

Komisionet e Kuvendit miratuan kete jave marrëveshjen midis Qeverisë Shqiptare dhe KfW Frankfurt am Maini, për fondet IPA, duke i hapur rrugë financimit të projekteve për furnizimin me ujë të zonave rurale.

rruga2Bëhet fjalë për projektligjin për “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit dhe projektit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, “Marrësi”, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Fondit Shqiptar për Zhvillim, “Agjencia zbatuese e projektit”, dhe KfW Frankfurt am Main, “KfW”, për fondet IPA të Bashkimit Evropian për furnizimin me ujë të zonave rurale III”.

Benet Beci drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, thote se, ky projekt, i cili vjen në fazën e tij të tretë, ka si objektiv rehabilitimin, rindërtimin ose ndërtimin e sistemit të furnizimit me ujë në zonat rurale dhe, nëse paraqitet nevoja, marrjen e masave urgjente plotësuese ndaj ndotjes së ujit. Qëllimi i projektit është përdorimi i skemave të ujësjellësve të rehabilituar ose ndërtuar, për të kontribuar në përmirësimin e furnizimit të popullsisë me ujë të pijshëm dhe me tarifa të pranueshme e që mbulojnë kostot e furnizimit në zonat e projektit, i cili do të shtrihet në të gjithë vendin dhe do të fokusohet kryesisht në sistemet e ujësjellësve me rënie të lirë, në fshatrat ruralë me numër të lartë popullsie të qëndrueshme. Beci u shpreh se programi i ujësjellësve ruralë është një fazë e avancuar e një programi të filluar më parë në formën pilot i lokalizuar në disa të specifikuara në Shqipëri.

Ky program vjen sot si një paketë më e plotë financimi për investimin në zonat rurale në të gjithë Shqipërinë. Paketa e financimit parashikon të furnizojë me ujë për 24 orë 70 skema ujësjellësish dhe nëpërmjet këtij projekti që do të zgjasë rreth 5 vjet do të furnizojmë me ujë në total rreth 75 mijë banorë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.