☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 111.95 ▲0.37%
ARI 4,691 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,170 ▲ +3.3% ETH $2,130 ▲ +4% XRP $1.3394 ▲ +2.96% SOL $81.9200 ▲ +2.15%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.95 ▲0.37 % ARI 4,691 ▲0.23 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.95 ▲0.37 % ARI 4,691 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Bota

KIEV – Pilotja Savchenko kërkon presidencën ukrainase

Dy ditë pasi autoritetet ruse e nxorrën nga burgu, ish-pilotja e helikopterëve ushtarakë, Nadia Savchenko deklaroi se ishte gati të bëhej presidente e Ukrainës.

“Ukrainas, nëse doni që unë të jem presidente, atëhere do të bëhem presidente”, deklaroi ushtarakja e cila ka luftuar në Donbas me batalionin e shumëdiskutuar ”Aidar”.

“Unë dua të fkuturoj, por për Ukrainën do të bëj atë që duhet, nuk ka rëndësi ku e mbroj Ukrainën, nëse ka nevojë edhe në fushën e betejës”, deklaroi Savchenko në një konferencë shtypi në Kiev.

”Uroj që njerëzit të kenë mësuar të votojnë”, theksoi ajo.

Pilotja ushtarake ukrainase, Nadia Savtchenko, e burgosur në Rusi sepse dyshohej për vrasjen e dy gazetarëve rusë në lindje të Ukrainës në vitin 2014, u lirua më 25 maj.

Ndërkohë, dy ushtarakë të dyshuar rusë, të dënuar në Ukrainë sepse kanë luftuar në krah të rebelëve prorusë, u amnistuan dhe janë larguar nga territori ukrainas, pas muajsh negociatash për një shkëmbim me piloten ukrainase.

Savchenko u dënua me 22 vite burg nga drejtësia ruse në përfundim të një procesi që e shpalli fajtore në bashkëpunim në vrasjen e dy gazetarëve rusë, në qershor 2014, në lindje të Ukrainës.

Gjashtë muaj procesi gjyqësor ndaj Savchenkos, e cila u shndërrua në një ikonë ukrainase përballë Rusisë, përfunduan në një konfuzion total.

Ndërkohë që gjyqtari shpallte fajësinë e saj, Nadia Savchenko filloi të këndonte një këngë tradicionale me zë të lartë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.