Bota

KIEV – Zelensky: 24 orët e ardhshme vendimtare për Ukrainën

KIEV, 28 shkurt /ATSH-UKRINFORM/ – Njëzetë e katër orët e ardhshme do të jenë vendimtare për Ukrainën në luftën kundër pushtimit rus, deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në një bisedë telefonike me kryeministrin britanik Boris Johnson.

“Presidenti Zelensky deklaroi se ai besonte se 24 orët e ardhshme ishin një kohë vendimtare për Ukrainën”, thuhet në një raport.

Nga ana tjetër, kryeministri britanik theksoi se ‘’do të bënte gjithçka që është e mundur për të siguruar që ndihma mbrojtëse nga Britania e Madhe dhe aleatët të mbërrinte në Ukrainë’’.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, kryeministri britanik Boris Johnson dhe presidenti i Polonisë Andrzej Duda diskutuan situatën aktuale të sigurisë të dielën në mbrëmje dhe ranë dakord për masa të mëtejshme të përbashkëta për të luftuar agresorin./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button