roze

Kim u tremb se mund të përdhunohej nga 5 grabitësit

Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me grabitjen e Kim Kardashian gjatë qëndrimit të saj në Paris. Sipas revistës “People”, 35-vjeçarja ndodhej në dhomën e gjumit me një këmishë nate transparente gjatë sulmit.

Pikërisht në këtë kohë, mendohet se kanë hyrë pesë grabitësist e armatosur dhe me uniforma që kishin stema të policisë franceze.

Ata e kanë lidhur Kim nga këmbët dhe duart dhe më pas e kanë hedhur mbi krevat. “People” citon një burim nga policia franceze që thotë se gjatë dëshmisë së dhënë nga Kim, ajo ngaqë nuk kuptonte se çfarë flisnin frëngjisht grabitësit, është trembur se mund të përdhunohej.

Ndërkohë, në katin e parë të rezidencës ku ishte strehuar Kardashian, ndodhej mikesha e saj, Simone Harouche. Kjo e fundit sapo ka dëgjuar zhurmat është mbyllur në banjë dhe ka njoftuar menjëherë truprojën e Kim, që ndodhej rreth 3 kilometra larg me dy motra të tjera të Kim.

Por grabitësit nuk kanë qëndruar gjatë. Pasi kanë boshatisur rezidencën nga sendet me vlerë, që disa burime thonë se kapin rreth 11 milionë euro, ata kanë zhvendosur Kimin e lidhur në vaskën e banjos.

Këtu 35-vjeçarja ja ka dalë mbanë që të lirojë disi duart e lidhura dhe ka dalë në ballkon ku ka kërkuar ndihmë.

Menjëherë pas ngjarjes, Kim udhëtoi me shpejtësi me një avion privat për në Nju Jork, ku u vërejt një prani e madhe truprojash për veten dhe familjen e saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button