roze
Kim zbulon gjininë e fëmijës në Ditën e Baballarëve
Kim Kardashian ka zgjedhur Ditën e Baballarëveë për të bërë një lajmërim të veçantë, që ajo dhe bashkëshorti i saj Kanye West do të bëhen prindër të një djali.
“Ti je një baba i mirë për North, dhe do të jesh babai më i mirë për djalin tonë, gjithashtu”, ka shkruar Kim në Twitter, në Ditën e Baballarëve.
Tre javë më parë Kardashian bëri publik lajmin e shtatzënisë së saj të dytë, 19 muaj pas lindjes së vajzës, North.
Lajmërimi u bë gjatë sezonit final të “Keeping Up With the Kardashians”. Ajo ishte një surprizë për të gjithë, teksa modelja ka qenë shpesh pjesë e kronikave për problemet e saj për të ngelur shtatzënë për herë të dytë.