roze
Kimi tregon dekoltenë, burri rri me kokën ulur pas saj
Kurrë nuk e ka pasur me siklet të tregojë trupin dhe Kim Kardashian nuk zhgënjeu edhe në një video të postuar në Snapchat ditën e dielë.
35-vjeçarja kishte zgjedhur një bluzë të ngushtë me dekolte shumë të hapur për të përshëndetur fansat e saj në këtë rrjet social. Për t’i përshëndetur sa më mirë, celularin e afroi shumë me “asetet” e përparme.
Bashkëshorti i saj, Kanye West, gjatë kësaj kohe qëndronte pas gruas së tij me kokën ulur, ndërkohë që ajo i bënte reklamë dekoltesë.