Kina ka ndërtuar nga një universitet për çdo javë
Për dekada të tëra, numri më i madh i të diplomuarve dilte nga universitetet amerikane. Ishin amerikanët ata që dominonin në tregjet e botës. Por kjo gjë po ndryshon me shpejtësi te brezat e rinj. Sa i përket prodhimit të të diplomuarve, Kina e ka kaluar SHBA-në dhe të gjithë prodhimin e intelektualëve të dalë nga universitetet e BE-së të bëra bashkë
Edukimi është një shtyllë e rëndësishme e së ardhmes së Kinës dhe shteti i madh aziatik ka ndërtuar një universitet çdo javë për të realizuar planet e parapërcaktuara.
Këto investime janë pjesë e një revolucioni të heshtur, që po shkakton një ndryshim të madh në përbërjen e popullatës së botës së të diplomuarve.
Për dekada të tëra, numri më i madh i të diplomuarve dilte nga universitetet amerikane. Ishin amerikanët ata që dominonin në tregjet e botës.
Duke reflektuar këtë avantazh, nëse shikojmë në grupmoshat nga 55 deri në 64 vjeç, 1/3 e të diplomuarve në shtetet me ekonomi më të mëdha janë shtetas amerikanë.
Por kjo gjë po ndryshon me shpejtësi te brezat e rinj. Sa i përket prodhimit të të diplomuarve, Kina e ka kaluar SHBA-në dhe të gjithë prodhimin e intelektualëve të dalë nga universitetet e BE-së të bëra bashkë.
Madje, kjo diferencë do të bëhet edhe më e gjerë. Madje edhe parashikimet më modeste shikojnë se numri i të diplomuarve nga 25 në 34 vjeç, deri në 2030 do të rritet me 300%. Kurse si në Europë, ashtu edhe në SHBA, ai do të shtohet me 30%.
Në SHBA, studentët kanë hasur në mjaft probleme në përpjekje për të përballuar kostot e studimit. Në Europë, shumica e vendeve kanë frenuar përparimin e institucioneve të tyre të larta arsimore, ose duke mos bërë investime publike, ose duke mos i lejuar ato që të mbledhin para vetë.
Por nëse Perëndimi ka qenë në gjumë, Kina dhe vende të tjera aziatike si India kanë bërë përpara në këtë garë.
Kjo nuk ka të bëjë thjesht me një numër më të madh studentësh.
Fakti është se në Kinë dhe Indi ka më shumë të ngjarë që studentët të studiojnë në degë si matematika, shkenca kompjuterike, teknologjike dhe inxhinieria. Dhe këto disiplina janë mjaft të lidhura me inovacionin dhe me zhvillimin teknologjik.
Në vitin 2013, rreth 40% e të diplomuarve në Kinë mbaruan studimet në një nga degët e sipërpërmendura. Në këto disiplina, numri i të diplomuarve në Kinë është dy herë më i madh se sa ai i të diplomuarve në SHBA.
Kështu që të diplomuarit të cilët janë gurëthemeli i prosperitetit ekonomik në ekonomitë e bazuara te dija që po rriten mjaft dhe jopropocionalisht, ka të ngjarë të vijnë nga Kina dhe India.
Deri në vitin 2030, Kina dhe India pritet që të kenë 60% të të diplomuarve në degë të lidhura me shkencat teknologjike, krahasuar me 8% në BE dhe 4% në SHBA.
Dhe këto dy vende të Azisë i kanë fokusuar të gjithë energjitë në këtë gjë.
Por me një rritje të tillë të të diplomuarve në shkencat kompjuterike, logjika popullore të bën të mendosh që do të ketë inflacion diplomash dhe kjo do të sjellë ulje pagash.
Por kjo s’ka për të ndodhur. Në vendet që janë pjesë e OECD (Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik), me më shumë të diplomuar në këto disiplina, parashikohet që rritja ekonomike të vazhdojë që të ndodhë.
Kjo do të thotë që një rritje e punonjësve të kualifikuar “të dijes”, nuk do të sjellë një ulje të pagesës së tyre. Ndryshe nga ajo që ka bërë përparimi teknologjik dhe globalizimi te punëtorët që nuk kanë trajnime të mira.
Në të kaluarën, vendet e OECD konkurruan me shtete të tjera që ofronin punëtorë të keqtrajnuar dhe paga të ulëta.
Kurse në kohët e sotme, shtete si Kina dhe India kanë nisur që të ofrojnë punëtorë mjaft të zotë, të cilët kanë kërkesa të kënaqshme pagese.
Perëndimi nuk mundet që t’i konkurrojë shtetet e mëdha aziatike duke i mbajtur larg sistemit të tyre ekonomik ato.
Ka mjaft shembuj të vendeve europiane që kanë ngelur në stanjacion, ndërsa kanë vepruar kështu.
Investimi masiv në edukim në Azi sugjeron se konkurrimi nëpërmjet prodhimeve me kosto të ulët mund të jetë thjesht një strategji tranzicionale për vende që kanë nisur rrugën për t’u takuar me Perëndimin në majë të gamës së produkteve.
Tani, sfida e vërtetë për botën perëndimore është që të përgatiten t’i bëjnë ballë Azisë në fushën e dijes.
Edhe pse disa mund të ngrenë dyshime për nivelin e diplomave të universiteteve kineze, ky shtet i ka treguar botës së është e mundur njëkohësisht të risësh sasinë dhe cilësinë në shkolla.
Në testet e fundit të bëra nga institucionet e specializuara (testet e Pisa-s), 10% e 15-vjeçarëve më të disavantazhuar në Shangai shënuan rezultate më të larta në matematikë, se sa 10% i 15-vjeçarëve të privilegjuar amerikanë.
Ndoshta skepticizmi i ardhur nga vendet e BE-së dhe SHBA-ja për vërtetësinë e këtyre testeve mund të ketë ardhur edhe nga frika se institucionet e tyre arsimore po nisin të humbasin terren.
Ekspansioni i madh kinez në arsimin e lartë tregon shkallën e sfidës për Perëndimin dhe gjithashtu të bën të kuptosh se e ardhmja mund të jetë indiferente kur bëhet falë për traditën dhe reputacionin e shkuar.
Kjo mund të jetë një dobësi e pafalshme dhe tërësisht supozime injorante rreth zakoneve të praktikës.
Suksesi do të shkojë tek ata individë, universitete dhe shtete që arrijnë të përshtaten shpejt, nuk ankohen dhe janë të hapura për ndryshim. Detyra e qeverive do të jetë që të bëjnë të mundur që vendet e tyre t’ia dalin të fitojnë ndaj këtyre sfidave.