🌦️
Tiranë 11°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,502 ▲2.49%
DOW 46,223 ▲2.23%
NASDAQ 21,498 ▲3.38%
NAFTA 101.67 ▼1.18%
ARI 4,697 ▲3.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,910 ▲ +1.69% ETH $2,113 ▲ +3.58% XRP $1.3406 ▲ +0.71% SOL $82.9700 ▼ -0.11%
S&P 500 6,502 ▲2.49 % DOW 46,223 ▲2.23 % NASDAQ 21,498 ▲3.38 % NAFTA 101.67 ▼1.18 % ARI 4,697 ▲3.05 % S&P 500 6,502 ▲2.49 % DOW 46,223 ▲2.23 % NASDAQ 21,498 ▲3.38 % NAFTA 101.67 ▼1.18 % ARI 4,697 ▲3.05 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Bota

Kina kritikon sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj centraleve bërthamore të Iranit

Kina kritikoi sot ashpër SHBA-në dhe Izraelin për sulmet e tyre të përbashkëta ndaj objekteve bërthamore të Iranit, duke e quajtur atë “goditje të rëndë” ndaj Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT).

“Sulmet e armatosura ndaj objekteve bërthamore paqësore shkelin qëllimet e Kartës së OKB-së, të drejtës ndërkombëtare dhe statutin e IAEA-s (Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike). Ato i japin goditje të rëndë autoritetit të NPT-së dhe minojnë përpjekjet ndërkombëtare për të mbështetur regjimin e mospërhapjes (dhe) mund të sjellin pasoja serioze për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, u tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning gazetarëve në Pekin.

“Kina kundërshton fuqimisht sulme të tilla dhe mbështet zgjidhjen paqësore të çështjes bërthamore iraniane përmes dialogut dhe diplomacisë”, shtoi Mao. Ajo tha se Kina “është e shqetësuar për ndikimin negativ të sulmeve ushtarake nga SHBA-ja dhe Izraeli”.

Që kur filluan sulmet ndaj Iranit muajin e kaluar, SHBA-ja dhe Izraeli kanë synuar objektet bërthamore iraniane në qytetet iraniane Ardakan, Bushehr dhe Khondab, ku ndodhet infrastruktura kyçe e lidhur me energjinë bërthamore.

IAEA konfirmoi të dielën se i është shkaktuar “dëm i rëndë” uzinës së prodhimit të ujit të rëndë në Khondab të Iranit, duke thënë se objekti “nuk është më funksional”. Lidhur me takimin midis ministrit të Jashtëm kinez Wang Yi dhe homologut të tij pakistanez, Ishaq Dar në Pekin, Mao tha se të dy palët “pritet të rrisin koordinimin mbi Iranin dhe çështje të tjera rajonale”.

Dar mbërriti sot në Kinë për një vizitë njëditore për t’u takuar me Wang ndërsa Pakistani udhëheq përpjekjet për të shtensionuar situatën në Lindjen e Mesme duke përcjellë mesazhe nga Washingtoni në Teheran.

“Pekini ndjen keqardhje të thellë për dëmet në reliktet kulturore iraniane dhe vendet historike gjatë konfliktit”, tha Mao.

“Kina u bën thirrje të gjitha palëve, veçanërisht SHBA-së dhe Izraelit që të ndalojnë plotësisht operacionet ushtarake menjëherë, të fillojnë dialogun dhe negociatat dhe t’i japin fund luftës që nuk duhej të kishte ndodhur”, tha zëdhënësja.

Mao konfirmoi gjithashtu se tre anije kineze kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit, duke falënderuar “palët përkatëse” dhe duke bërë thirrje për “një armëpushim të hershëm dhe paqësor” dhe “një Gji Persik të qëndrueshëm”.

Teherani ka ruajtur kontrollin efektiv të ngushticës që nga fillimi i marsit, gjatë sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, të cilat kanë vrarë mbi 1.340 njerëz, përfshirë ish-udhëheqësin suprem Ali Khamenei.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, si dhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane.   /os/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.