Bota

Kina vendos sanksione ndaj shtatë individëve dhe organizatave amerikane

Ministria e Jashtme e Kinës tha se sanksionet do të vendosen mbi shtatë individë dhe organizata, përfshirë ish-Sekretarin e Tregtisë të SHBA-së, Wilbur Louis Ross

Kina ka njoftuar se do të vendosë sanksione kundër shtatë individëve dhe organizatave amerikane në kuadër të kornizës së Ligjit për Luftimin e Sanksioneve të Huaja. Siç njofton agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, Ministria e Jashtme e Kinës tha se sanksionet do të vendosen mbi shtatë individë dhe organizata, përfshirë ish-sekretarin amerikan të tregtisë, Wilbur Louis Ross.

Ata kujtojnë se më 16 korrik, administrata amerikane dërgoi një tekst paralajmërues për kompanitë amerikane që veprojnë në Hong Kong.

Në deklaratë thuhet se paralajmërimi i administratës së presidentit të SHBA-së, Joe Biden për kompanitë amerikane që veprojnë në Hong Kong dëmtoi mjedisin e biznesit në rajon dhe se SHBA-ja me atë shkeli normat e së drejtës ndërkombëtare.

Hong Kongu ishte koloni britanike deri në vitin 1997 ndërsa tani është një territor kinez gjysmë-autonom.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button