Maqedonia

Kire Naumov: Maqedonia rob i sigurt i borxhit

Maqedonia hyn në robërinë e sigurt të borxhit dhe për atë qeveria e re do të duhet të stabilizojë borxhin dhe të zvogëlojë deficitin, tha Zëvendës Ministri i Financave, Kire Naumov në emisionin “10 Minuta” në TV21.

„Ne themi se për pagat dhe pensionet duhet të ketë mjete, dhe ato ekzistojnë, por nuk lejojmë borxhe të mëtejshme për të cilat jemi të vetëdijshëm se në çfarë mënyrë shkojnë. Për korrupsionin zgjedhor apo për të gjitha keqpërdorimet gjatë kohës së zgjedhjeve“, tha Naumov.

Edhe pse zëvendësministri Naumov, më herët pati njoftuar se do të inspektojë thesarin e Ministrisë së Financave me qëllim të zbulimit të krimit, gati dy muaj pas emërimit të tij në këtë funksion, tha se ky proces nuk është i lehtë.

Megjithatë, Naumov tha se LSDM-ja dhe Zëvendësministrat Shtesë do të bëjnë gjithçka që paratë e nxjerra jashtë vendit dhe ata që janë vjedhur t’iu kthehen qytetarëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button