☁️
Tiranë 11°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.54 ▲8.25%
ARI 4,701 ▼1.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,155 ▼ -2.56% ETH $2,203 ▼ -3.47% XRP $1.3300 ▼ -1.69% SOL $82.0500 ▼ -3.24%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.54 ▲8.25 % ARI 4,701 ▼1.8 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.54 ▲8.25 % ARI 4,701 ▼1.8 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
13 Apr 2026
Breaking
Arte

Kisha 9-shekullore e Marmiroit rrezikohet të dëmtohet

Kisha 9-shekullore e Marmiroit në rrethin e Vlorës, rrezikohet të dëmtohet si pasojë e mungesës së investimeve. Ajo është e vogël por, përfaqëson një nga objektet më me vlerë të kultit në këtë zonë, njëkohësisht është edhe një ndër më të vjetrat në shkallë vendi.

Kisha-e-Marmiroit-Vlore-Ndërtimi, një risi në arkitekturën e kohës-

Sipas muzeologut Ilia Çano, kisha është ndërtuar në shekullin XII sipas një arkitekture që shënonte një risi për kohën. Kjo reflektohet në disa elementë, që, në tërësi përfaqësojnë një model të ri arkitekturor për ndërtimet kishtare dhe që vijuan më pas të zbatoheshin edhe në objekte të tjera.

kisha MarmiroiNë hyrjen e kishës, ruhet tamburi cilindrik, ndërkohë që kupola është realizuar sipas një teknike të veçantë. Kjo kishë është një nga monumentet më të rëndësishme të periudhës bizantine dhe së bashku me kishën tjetër të Zvërnecit, përfaqësojnë dy shembujt e vetëm të tipit në formë kryqi të lirë me kupolë, që njihen deri sot në Shqipëri. Kupola mendohet se ka shërbyer si model për kishën e Shën Mërisë në Zvërnec, që u realizua më vonë.

-Kisha, një vend pelegrinazhi-

Janë vetë besimarët ata që përpiqen të bëjnë diçka për të parandaluar dëmtimin, por kjo nuk mjafton.

Lefteri, një 60 vjeçar, banor i fshatit Dukat, thotë se dikur kjo kishë mbahej si një vend “i mirë” ku njerëzit vinin për të falur mëkatet por edhe për të marrë bekimin, madje edhe për t’u shëruar nga sëmundje të ndryshme.

Të moshuarit tregojnë rastin e një vajze shumë dekada më parë, e cila vuante nga një sëmundje që i kishte marrë këmbët. Prindërit e sollën atë në këtë kishë shumë herë, deri në momentin që ajo nisi të lëvizë. Kjo histori legjende që transmetohet brez pas brezi, evidenton vlerat dhe vendin që ka tek besimtarët ky objekt kulti, që ndodhet disa kilometra pranë qytezës së Orikumit, në një kodrinë të vogël, e rrethuar nga një mjedis moçalor, pothuajse i pakalueshëm në stinën e dimrit.

-Objekti, në rrezik dëmtimi-

Në këtë objekt kulti, kanë munguar investimet dhe nuk janë realizuar punime restaurimi. Ai është lënë në harresë të kohës, megjithë vlerat e rralla që mbart.

Kisha ndodhet shumë pranë detit. Në periudhën e verës dhe të pranverës, frekuentohet nga mjaft banorë të zonës dhe të rretheve të tjera të vendit. Por, mungesa e një rruge të përshtatshme e ka bërë të pamundur përfshirjen e saj, në hartën e vlerave të shfrytëzueshme për turizmin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.