☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 29 June 2026
S&P 500 7,436 ▲1.11%
DOW 52,265 ▲0.75%
NASDAQ 25,761 ▲1.83%
NAFTA 70.90 ▲2.41%
ARI 4,036 ▼1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156 EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156
₿ CRYPTO
BTC $60,399 ▲ +1.27% ETH $1,625 ▲ +3.31% XRP $1.0670 ▲ +2.07% SOL $75.3700 ▲ +5.69%
S&P 500 7,436 ▲1.11 % DOW 52,265 ▲0.75 % NASDAQ 25,761 ▲1.83 % NAFTA 70.90 ▲2.41 % ARI 4,036 ▼1.48 % S&P 500 7,436 ▲1.11 % DOW 52,265 ▲0.75 % NASDAQ 25,761 ▲1.83 % NAFTA 70.90 ▲2.41 % ARI 4,036 ▼1.48 %
EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156 EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156
29 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Klima e biznesit në Shqipëri, Departamenti i shtetit publikon raportin

Investitorët e huaj e shohin Shqipërinë si një vend të vështirë dhe të pafavorshëm për të bërë biznes, pavarësisht kuadrit ligjor të shëndoshë.
Deklarata u lëshua të premten nga Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin për klimën e investimeve për vitin 2022, edhe pse nënvizon se kuadri ligjor i Shqipërisë është në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe legjislacioni shqiptar nuk bën dallime mes investimeve vendase dhe të huaja.

Sfidat për investitorët e huaj janë të mëdha theksohet në raport ku më shqetësues përmendet korrupsioni përfshirë sistemin gjyqësor, prokurimet publike, konkurrenca e pandershme, ekonomia informale dhe ndryshimet e shpeshta të sistemit të ligjeve.

“Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme. Investitorët amerikanë sfidohen nga korrupsioni dhe përjetësimi i praktikave joformale të biznesit. Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje tregtare të diskutueshme me entitete publike dhe private, dhe disa shkuan në arbitrazh ndërkombëtar.”

Shqetësim mbetet edhe ccështja e pronësisë thuhet ndër të tjera në raport, ku sipas tij mbivendosja e titujve të pronësisë është një problem dhe një sfidë serioze për vendin.

në raport thuhet se dhuna politike është e rrallë por në rastet më të fundit përmendet pa emër kreu i pd sali berisha në përpjekjen sic thuhet të një ish lideri të shpallur non grata për korrupsion për të sulmuar zyrat e partisë në janar

Departamenti Amerikan i Shtetit nuk lë pa përmendur as sistemin e drejtësisë. Ai vlerëson se zbatimi i reformës në drejtësi është duke u zhvilluar, mbështetur jo vetëm nga Shtetet e Bashkuara por edhe BE dhe shton se duhet të tregojë progres pasi kjo të përmirësojë ndjeshëm klimën e të bërit biznes në vend.

Ndër të tjera, rezerva DASH ka edhe për dixhitalizimin e shërbimeve publike. Megjithëse mbi 95% e tyre kanë kaluar në online përmes portalit e-Albania si një mënyrë për të ulur mundësitë për korrupsion, sërish Shqipëria vazhdon të renditet ulët në Indeksin Global të Inovacionit, në vend të 84 nga 132 vende.

Por, DASH vlerëson se si një vend në zhvillim, Shqipëria ofron një potencial të pashfrytëzuar për investime në shumë sektorë, duke përfshirë energjinë, turizmin, kujdesin shëndetësor, bujqësinë, naftën dhe minierat, dhe teknologjinë e informacionit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.