Ekonomia
Klipi me veshje si të ISIS-it, procedim penal për Ronela Hajatin
Policia e Tiranës ka nisur procedim penal me dy akuza ndaj këngëtares Ronela Hajati, për xhirimet e klipit të saj të shtunën.
Fotot e shkrepura në rrugët e Tiranës dhe të publikuara më pas në rrjetet sociale shkaktuan panik dhe debate.
Kjo për shkak të veshjes së figurantëve, të cilat ngjanin me ato të luftëtarëve ISIS-it.
Vetë Hajati është shprehur se vendimin për xhirimin e një klipi të tillë e ka marrë disa muaj më parë.
Por tashmë materialet në ngarkim të këngëtares i kanë kaluar në organit të akuzës për “prishje të qetësisë publike” dhe “pengim në qarkullim”.