Ekonomia

KLSH do të zbatojë standardet amerikane në auditim

-Kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj zhvilloi një takim pune në zyrat e Auditimit të Qeverisë të SHBA, me Gene Dodaro, Kontrollor i Përgjithshëm i GAO’s-
klsh11Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj zhvilloi në Washington D.C një takim zyrtar pune me Kontrollorin e Përgjithshëm të GAO’s, (Zyra e Auditimit të Qeverisë e SHBA) Gene Dodaro.

Sipas burimeve zyrtare nga KLSH-ja, gjatë takimit u trajtuan një sërë çështjesh me interes të përbashkët, ku ndër të tjera, Dodaro pasi u njoh me raportin e performancës së KLSH-së për vitin 2014, vlerësoi punën e bërë nga institucioni përgjatë këtyre tre viteve të fundit, veçanërisht në fushën e botimeve dhe sidomos me tetë numrat e revistës shkencore “Auditimi Publik” dhe botimin e standardeve të auditimit.
Në këtë drejtim, Dodaro inkurajoi bashkëpunimin e mëtejshëm të Revistës shkencore “Auditimi Publik “ me revistën “INTOSAI Journal” që botohet nga GAO për të gjithë komunitetin e Institucioneve Supreme të Auditimit.

Gjithashtu, Dodaro aprovoi me kënaqësi edhe përkthimin e Standarteve të Auditimit të Qeverisjes të GAO’s në gjuhën shqipe që njihen si “Libri i Verdhe” dhe zbatohen në të gjithë qeveritë federale në SHBA. KLSH në të ardhmen do t’i implementojë këto standarde sepse ato sigurojnë një kornizë për kryerjen me cilësi të lartë të auditimit si dhe me kompetencë, integritet, objektivitet dhe pavarësi.

klshTë dy drejtuesit ranë dakord që në kuadër të bashkëpunimit mes dy institucioneve dhe të motos së INTOSAI’t “Experentia Mutua Omnibus Prodest”, një grup i gjerë audituesish dhe drejtuesish nga KLSH të zhvillojnë një vizitë studimore pranë GAO’s për një periudhë 2-javore në vjeshtë të vitit 2015. Gjithashtu, auditues të lartë nga KLSH, gjatë vitit 2016, do të qëndrojnë për një periudhë 4-mujore internshipi pranë GAO’s, në kuadrin e programit të kësaj zyre “International auditors fellowship Program”.

Dodaro u njoh dhe inkurajoi bashkëpunimin e KLSH-së me SAI-n Polak dhe Kroat në kuadër të projektit të binjakëzimit IPA 2013.

Dodaro konfirmoi edhe një herë mbështetjen e GAO’s për KLSH-në jo vetëm në kuadrin bilateral por edhe nëpërmjet strukturave të tjera ndërkombëtare të komunitetit të auditimit si IDI apo Komiteti i Donatorëve të INTOSAI’t.

Gjatë zhvillimit të takimit objekt i diskutimit ishte dhe përmbushja e objektivave të Institucioneve Supreme të Auditimit në drejtim të forcimit të etikes dhe integritetit konsideruar si parime fondamentale dhe parakushte për sigurimin e besueshmërisë së këtyre institucioneve, si dhe promovuar parimet e mirëqeverisjes, transparencës dhe luftës kundër korrupsionit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button