☁️
Tiranë 6°C · Vranët 13 March 2026
S&P 500 6,673 ▼1.52%
DOW 46,678 ▼1.56%
NASDAQ 22,312 ▼1.78%
NAFTA 95.00 ▼0.76%
ARI 5,121 ▼0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
₿ CRYPTO
BTC $71,408 ▲ +2.22% ETH $2,118 ▲ +3.45% XRP $1.4077 ▲ +2.17% SOL $90.0700 ▲ +4.48%
S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 95.00 ▼0.76 % ARI 5,121 ▼0.1 % S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 95.00 ▼0.76 % ARI 5,121 ▼0.1 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
13 Mar 2026
Breaking
Politika

Koalicion PD-LSI? Luan Rama: Vlerësimi bëhet nga strukturat e reja drejtuese

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama thekson se çdo parti politike synon që të jetë e para në zgjedhje dhe të jetë forcë qeverisëse.

Në këtë këndvështrim, ai deklaron se deklaratat e bëra nga kandidatët për kryetarë nuk janë herezi.

Çdo forcë politike natyrisht nuk krijohet për të qenë minorancë në realitetin politik. Në këtë  pikëpamje edhe LSI-ja jo thjesht dhe vetëm prej faktin që prej  zgjedhjeve të para që ka marrë pjesë në vitin 2005 e në vazhdim është konfirmuar dhe rikonfirmuar si një forcë politike në rritje, por edhe forcat e tjera politike aspirojnë që të jenë forcë e parë për të qeverisur. Në fund të fundit në politikë hyhet për të bërë karrierë dhe për të qenë forcë qeverisës”, theksoi Rama për Ora News.

I pyetur në lidhje me një koalicion të mundshëm midis LSI-së dhe Partisë Demokratike, deputeti Rama u shpreh se vendimin e marrin forumet e reja drejtuese, të cilat pritet të zgjidhen në muajin dhjetor me zhvillimin e Konventës Zgjedhore.

“Jemi konsistent në përmbushjen e detyrimeve. Nuk e konsiderojmë qeverisjen si një sfidë të njërës pjesë apo të pjesës tjetër të koalicionit. Sfidën e qeverisjes e konsiderojmë një sfidë të përbashkët që duhet fituar për të mirën e qytetarëve. Në fund të një mandati 4 vjeçar do të gjejmë kohën, vullnetin për të bërë një bilanc qeverisës, për të bërë një bilanc të arritjeve, për të parë me realizëm edhe defektet”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.