☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $85,192 ▲ +0.47% ETH $2,698 ▲ +0.74% XRP $1.5006 ▲ +1.2% SOL $121.4900 ▲ +1.81%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
Kosova

Koalicionet pezull, LVV-së i duket herët, PDK s’e ka diskutuar, LDK e AAK të heshtur

Afati për koalicionet parazgjedhore po afrohet, por partitë në Kosovë ende nuk kanë marrë vendime konkrete. Lëvizja Vetëvendosje thotë se është ende herët të diskutohet, derisa Partia Demokratike e Kosovës konfirmoi se nuk ka mbledhur edhe organet drejtuese të partisë për këtë çështje. LDK e AAK nuk u përgjigjën në lidhje me këtë temë.

Vetëm tri ditë kohë u kanë mbetur subjekteve politike për të zbuluar nëse do të hyjnë në garë zgjedhore vetëm apo në aleanca.

Deri në mesditën e së hënës, skena politike mbetet e heshtur.

Asnjë koalicion parazgjedhor nuk është vulosur ende.

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, ka konsideruar se është ende herët të flitet për këtë temë.

“Është ende herët të flitet”, ka thënë Albulena Haxhiu.

Ngjashëm qëndron edhe Partia Demokratike e Kosovës, e cila ende nuk ka mbledhur organet drejtuese të partisë për të diskutuar mbi këtë çështje.

“Ne ende nuk kemi mbajtë mbledhje të kryesisë e as të Këshillit Drejtues për të vendosur nëse do të garojmë të vetme apo me koalicion. Përderisa nuk ka pas mbledhje dhe nuk kemi vendim të përbashkët të kryesisë apo të këshillit, nuk mund të them as që do të garojmë vetëm e as me koalicion”, ka thënë Ariana Musliu Shoshi, ish deputete e PDK-së.

Përtej paqartësisë për koalicionet, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, thotë se përgjegjësia për ngërçin politik i takon vetëm kryeministrit në detyrë.

“Të gjitha faktet nëse i mbledhim e shohim se është vetëm Albin Kurti që ka pas dëshirë dhe ka punu me shku në zgjedhje. E kjo ambicie e tij i kushton taksapaguesve hic më pak se 10 milionë”, ka thënë Ariana Musliu Shoshi, ish deputete e PDK-së.

Në anën tjetër, zërat për një skenar ku Lidhja Demokratike e Kosovës do të hynte në garë menë krye Vjosa Osmanin mbeten ende në nivel spekulimesh, pa një konfirmim zyrtar nga vetë partia.

Përgjigjet mungojnë edhe sa i përket Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përkundër përpjekjeve të televizionit për të marrë qëndrim nga ta./Tv Dukagjini/

– YouTube youtu.be

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.