☁️
Tiranë 26°C · Vranët 18 Shtator 2026
S&P 500 7,622 ▼0.21%
DOW 51,562 ▼0.42%
NASDAQ 26,385 ▼0.13%
NAFTA 96.81 ▼0.43%
ARI 4,394 ▼0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $80,775 ▲ +5.29% ETH $2,591 ▲ +4.9% XRP $1.3817 ▲ +5.8% SOL $111.3700 ▲ +9.98%
S&P 500 7,622 ▼0.21 % DOW 51,562 ▼0.42 % NASDAQ 26,385 ▼0.13 % NAFTA 96.81 ▼0.43 % ARI 4,394 ▼0.14 % S&P 500 7,622 ▼0.21 % DOW 51,562 ▼0.42 % NASDAQ 26,385 ▼0.13 % NAFTA 96.81 ▼0.43 % ARI 4,394 ▼0.14 %
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
18 Sht 2026
Breaking
Kosova

Koci: Falja e ish-krerëve të UÇK-së nga Presidenti i Kosovës është një mundësi

Analisti politik, Melazim Koci, ka komentuar dënimin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Dhomat e Specializuara në Hagë, duke përmendur mundësinë e faljes presidenciale dhe veprimeve të tjera institucionale.

Gjatë një interviste në Top Channel, Koci ka thënë se Presidenti ose Presidentja e Kosovës mund të ketë të drejtën e faljes ndaj të dënuarve, duke u bazuar në faktin se Dhomat e Specializuara janë themeluar si pjesë e sistemit juridik të Kosovës.

“Dhomat e Specializuara janë të Kosovës dhe Presidenti ose Presidentja e Kosovës e ka të drejtën e faljes dhe madje edhe pa shpjegim. Unë mendoj se është një nga mundësitë, por po them se kjo nuk guxon të bëhet në mënyrë të njëanshme, pa konsultim dhe pa bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara dhe Brukselin”, ka deklaruar Koci.

Koci ka thënë se para veprimeve të ardhshme të mundshme të Dhomave të Specializuara, mund të shqyrtohen disa alternativa institucionale.

Ai ka përmendur kërkesën për zhbërjen e Dhomave të Specializuara në Kuvendin e Kosovës, por është shprehur pesimist se një nismë e tillë mund të realizohet.

“Çdo gjë që do të bëhet duhet të bëhet në rrugë institucionale. Në Parlamentin e Kosovës duhen 2/3 e votave për ta zhbërë dhe 2/3 e pakicave”, ka thënë ai.

Sipas Kocit, çdo veprim duhet të koordinohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa pikënisje duhet të jetë qëndrimi i Departamentit amerikan të Shtetit.

“Unë parimisht mendoj se duhet të respektohet qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të kontaktohet me ta dhe të komunikohet”, ka deklaruar analisti.

Teza e ish-ambasadorit holandez për falje nga presidenti

Koci ka thënë se ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka ngritur një mundësi tjetër lidhur me faljen presidenciale.

Sipas tij, Bosch ka argumentuar se nëse Dhomat e Specializuara janë të Kosovës, atëherë Presidenti ose Presidentja e Kosovës mund ta ketë të drejtën kushtetuese për faljen e të dënuarve.

“Kjo është një nga mundësitë, por ajo duhet bërë në koordinim me aleatët tanë, jo kokë më vete. Mendoj se do të ishte gabim të bëhej kokë më vete. Duhet të bëhet në koordinim me Shtetet e Bashkuara, sidomos me Shtetet e Bashkuara, por edhe me Brukselin”, ka thënë Koci.

Analisti politik ka folur edhe për mundësinë e veprimeve amerikane ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare, duke e lidhur këtë me diskutimet për të ardhmen e Dhomave të Specializuara.

Ai ka theksuar se Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe Dhomat e Specializuara janë institucione të ndryshme, por ka pretenduar se ekzistenca e Speciales mund të vihet në pikëpyetje nëse Shtetet e Bashkuara do të ndërmerrnin hapa për ta zhbërë Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Koci ka përmendur edhe sanksionet e vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump ndaj gjykatësve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

“Unë nuk përjashtoj mundësinë që të bëhet një gjë e tillë edhe me Dhomat e Specializuara, sepse kryeprokurorja është amerikane dhe kryetari i trupit gjykues gjithashtu është amerikan”, ka deklaruar ai.

Koci ka shtuar se, sipas tij, Presidenti Trump mund të ndërhyjë në mënyrë të tërthortë përmes procedurave nacionale amerikane ndaj personelit të Dhomave të Specializuara.

Katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, janë dënuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë për krime lufte.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.