Politika

Kodheli në Hamburg: Menaxhimi i refugjatëve në Ballkan, i papranueshëm

Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli shprehet se nuk është dakord me mënyrën e menaxhimit të refugjatëve në rajonin e Ballkanit, dhe përzierjen politike të tyre. Ministrja ka mbajtur një referat para studentëve të Akademisë së Forcave të Armatosura gjermane në Hamburg.

“Valët e refugjatëve janë duke kaluar nëpërmjet Ballkanit Perëndimor, me destinacion Gjermaninë dhe Evropën Veriore. Ato sjellin me vete shumë nga problemet e tyre, por ato gjithashtu na nxjerrin në pah shumë prej problemeve që ne kemi. Si një politikane, nënë, bijë, bashkëshorte, motër, feministe, socialiste nuk mund të pranoj mënyrën se si po menaxhohen refugjatët në rajonin tim. Dhe gjithashtu nuk mund të pranoj përzierjen politike të refugjatëve dhe të emigrantëve të cilët janë duke lëvizur drejt Evropës Perëndimore”, është shprehur zxnj. Kodheli.

Edhe pse ministrja shpreh bindjesn se BE “nuk e ka harruar Ballkanin Perëndimor”, lënia e përgjegjësisë së menaxhimit të refugjatëve vendeve ballkanike të jep imazhin e një BE-je indiferente.

“Megjithatë, lënia e gjithë përgjegjësisë këtyre vendeve, jep imazhin e një BE-je indiferente, e cila nuk ka asnjë dëshirë të thyejë rrjetin që kanë lënë prapa shoqëritë e këtij rajoni. I njëjti argument vlen dhe për integrimin rajonal në NATO. Natyrisht që rrugëtimi në NATO është shumë më i qartë dhe gjithkush i di detyrat që ka për të bërë. Por NATO nuk duhet të harrojë se këto forcat e errëta të ardhura nga Lindja dhe Jugu kanë për qëllim të godasin pas shpine Aleancën. Pika më e dobët është afër, diku në mes të Shqipërisë, Kroacisë, Hungarisë dhe Bullgarisë, të gjitha vende anëtare të NATO që janë në kufi me vende joanëtare të NATO-s”, është shprehur znj. Kodheli.

Ministrja e Mbrojtjes tha më pas se shpreson që politika e dyerve të hapura të NATO-s të ndodhë dhe për vendet e tjera të rajonit.

“Politika e dyerve të hapura është përsëritur dhe më parë, dhe tani ne jemi në pritje të anëtarit të 29-të të Aleancës. Mali i Zi është vendi anëtar i sapomirëpritur dhe ne jemi të gjithë të emocionuar për të parë aktin përfundimtar të anëtarësimit të tij në NATO. Unë shpresoj se kjo do të ndodhë edhe për vendet e tjera të rajonit që ndajnë të njëjtat parime dhe vlera demokratike”, ka thënë ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button