Kronika

Kodheli prezanton pr/ligjin e ri: Policia Ushtarake sipas modelit kanadez e spanjoll

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka prezantuar sot para drejtuesve kryesor të Policisë Ushtarake projekt-ligjin për Policinë Ushtarake (PU).

030Në fjalën e saj, ministrja Kodheli u shpreh se, më vjen mirë që ky projekt-ligj i ri për Policinë Ushtarake vjen si propozim i juaji dhe nevojë për të ndryshuar bazën ligjore mbi të cilën ngrihet veprimtaria juaj. Ajo theksoi se, kjo nevojë erdhi edhe si një domosdoshmëri e ndryshimeve të bazës ligjore mbi të cilat ngrihet veprimtaria e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FA me futjen e Shqipërisë në NATO, 5 vjet e gjysmë më parë, si dhe me ndryshimet legjislative që kanë ndodhur në vite, të cilat nuk janë reflektuar në ligjin që rregullon veprimtarinë e PU. Iniciativa për miratimin e këtij projekt-ligji vjen edhe si një domosdoshmëri e faktit që veprimtaria e realizimit të misionit të PU-së ka pasur zhvillime në këto vite për shkak edhe të ndryshimeve, shpesh herë drastike, që kanë ndodhur në situatën gjeopolitike në të cilat veprojnë FA të Shqipërisë, por edhe për shkak të kompleksitetit në të cilën ndodhet situata e sigurisë në vend dhe qytetarëve shqiptarë dhe padyshim për shkak të sofistikimit që vjen nga kërcënime të natyrave të ndryshme dhe të dimensioneve të ndryshme. Jo më larg se dje, u shpreh ajo, jemi të gjithë dëshmitarë të një akti terrorist, të cilin mbarë bota demokratike e ka cilësuar si një ndër aktet më të rënda që i ka ndodhur jo vetëm botës mediatike, por pa as më të voglin dyshim gjithë botës demokratike. 050

Në këtë projekt-ligj, ka theksuar më tej Kodheli, jemi munduar dhe besoj ia kemi arritur të normojmë qartësisht metodat e funksionit në përgjithësi të PU-së, duke vendosur një bazë të mirë ligjore mbi të cilën do të mbështetet e gjithë veprimtaria e saj. Lidhur me veprimtarinë e PU mbi civilët që punojnë në FA, civilët e MM apo mbi veprimtarinë e civilëve brenda territorit të veprimtarisë së FA, ky është një model të cilin ne e kemi diskutuar gjatë, kemi parë disa modele të disa vendeve të NATO-s. Të njëjtin model zbaton Kanadaja, Spanja, Norvegjia, por dhe vende të tjera anëtare të NATO-s, të cilat padyshim në këtë mënyrë ndihmojnë edhe veprimtarinë e Policisë së Shtetit, kur kemi të bëjmë me veprimtari të jashtëligjshme, kriminale, pse jo dhe me veprimtari terroriste. Në këtë këndvështrim, ky projektligj do të rrisë më tej bashkëpunimin midis PU dhe Policisë së Shtetit dhe do të mundësojë në këtë mënyre gjetjen e keqbërësve, keqdashësve dhe dënimin e tyre sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë dhe pa as më të voglin dyshim, ruajtjen e FA-së nga çdo keqbërës dhe nga çdo aktivitet i paligjshëm.

010Ministrja Kodheli është ndalur edhe në riformulimin e plotësimin e dispozitave që flasin për strukturat, për përbërjen e PU, për përgjegjësitë që ata kanë, trajtimin e punojësve të saj etj. Mendoj që forcat e PU, si pjesë aktive e FA kanë akoma nevojë për rritje të trajtimit të tyre, rritje të përkujdesjes ndaj tyre, për rritjen e dinjitetit të kësaj force, e cila është  përballur çdo ditë me riskun dhe një problematikë e cila shpesh herë e çon këtë forcë aktive të ushtrisë shqiptare në konfrontime dhe situata të papëlqyeshme. Projekt-ligji do të mbrojë akoma më tej këtë trupë, do të forcojë dhe garantojë akoma më shumë zbatimin e ligjit dhe ligjshmërisë në përgjithësi në Republikën e Shqipërisë dhe do të thjeshtësojë e ndihmojë akoma më shumë veprimtarinë e tyre të përditshme me qëllim mbërritjen e misionit të tyre fisnik, ka nënvizuar ministrja Kodheli.

Së afërmi, projekt-ligji për Policinë Ushtarake do të kalojë për diskutim në komisionet parlamentare përkatëse dhe më pas do të diskutohet dhe miratohet në Kuvendin e Shqipërisë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button