🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,748 ▼ -1.72% ETH $2,220 ▼ -1.26% XRP $1.3321 ▼ -1.8% SOL $82.5700 ▼ -2.66%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Kodheli: Shqipëria do të dyfishojë trupat ushtarake në Afganistan

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli deklaroi nga Brukseli se “Shqipëria pritet të dyfishojë së shpejti pjesëmarrjen me trupa ushtarake në Afganistan”.

Gjatë punimeve të Ministerialit të Brukselit, ministrat e Mbrojtjes diskutuan mbi projektimin e stabilitetit përtej kufijve të NATO-s. Ata u ndalën tek mbështetja që mund t’i japë NATO koalicionit global kundër ISIS, aktivitetet e NATO-s në detin Egje, forcimi i sigurisë në vendet partnere, si Iraku, situata në Afganistan dhe misioni “Resolute Support” e perspektiva e tij.

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli nënvizoi rolin e vendit tonë në koalicionin global kundër ISIS dhe shprehu gatishmërinë për të vijuar kontributet në këtë drejtim. Ajo shprehu optimizmin lidhur me angazhimin që do të ndërmarrë NATO në Irak, pasi kjo do të ndihmojë vende si Shqipëria për të realizuar kontributin e tyre në trajnimin e Forcave të Sigurisë Irakene. Lidhur me këtë çështje, Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg mbështeti konkluzionet e Shqipërisë dhe garantoi që NATO do të vijojë të krijojë një mjedis stabiliteti kudo ku angazhohet.

Në lidhje me aktivitetet në detin Egje, përfshirë dhe misionin e NATO-s, ministrja theksoi se Shqipëria ka zyrtarizuar ofertën e saj për t’iu bashkëngjitur këtij misioni me asete të forcës së saj detare.

Ministrja u ndal edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Duke kujtuar nënshkrimin e protokollit të pranimit në Aleancë nga Mali i Zi, si një sukses të politikës së dyerve të hapura të NATO-s dhe aftësisë së saj për të projektuar stabilitet, Kodheli kërkoi që NATO të vijojë të ketë në fokus këtë rajon dhe të rrisë bashkëpunimin me të gjitha vendet e rajonit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.