Kodi IMEI, PD fajëson komisionerin Dervishi për qëndrimin e Çabejt
“Ju bëjmë me dije që në tërësi shprehemi dakord me projektvendimin “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI dhe regjistrin e numrave ‘IMEI’ të aparateve celularë”, thuhet në shkresën e ish-kryekomisioneres
Ish-kryekomisionerja për të dhënat personale, pro vendimit të qeverisë për regjistrimin e celularëve
“35 ditë heshtje”
PD: Rama inkriminoi partinë e tij, administratën dhe Parlamentin
Partia Demokratike ka kërkuar edhe gjatë ditës së djeshme reagimin e Kryeministrit Edi Rama, mbi incidentin në korridoret e Kuvendit të ndodhur më shumë se një muaj më parë. Deputeti demokrat, Sherefedin Shehu, në një dalje për mediat deklaroi se, Kryeministri ka 35 ditë që hesht, edhe pse u pa qartazi se ai nuk ishte një spektator, por organizator, porositës i dhunës. “Akti i rëndë i goditjes në Parlament dhe i kërcënimit me jetë të përfaqësuesve të Partisë Demokratike, do të kishte bërë çdo Kryeministër normal, të një vendi normal, të reagonte, të mbante një qëndrim. Por Edi Rama ka 35 ditë që hesht, edhe pse u pa qartazi se ai nuk ishte një spektator, por organizator, porositës i dhunës. Pas kësaj ngjarjeje të paprecedentë që solli tension politik dhe detyroi Partinë Demokratike të ndërpresë marrëdhëniet me Kuvendin, dolën në dritë fakte rrëqethëse për inkriminimin që Edi Rama i ka bërë Kuvendit”, tha Shehu. Sipas tij, çdo Kryeministër normal do të kishte mbajtur një qëndrim, kur provohet me dokumente zyrtare se deputeti i partisë së tij është dënuar më parë për trafik prostitucioni e rrëmbim personi. “Por Edi Rama hesht, edhe pse dihet botërisht se deputeti me precedent penal është sot në Parlament, me firmën e vulën e tij, dhe se ishte pikërisht Kryeministri që dëboi dhunshëm nga lista dy kandidate femra, vetëm e vetëm për t’i hapur rrugën Arben Ndokës. Heshtja e Ramës, po e ndihmon atë të hyjë në histori si Kryeministri që inkriminoi partinë e tij, inkriminoi administratën, inkriminoi Parlamentin”, përfundoi deklaratën e tij deputeti demokrat, Sherefedin Shehu.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.