☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,890 ▼ -1.48% ETH $2,226 ▼ -0.93% XRP $1.3360 ▼ -1.37% SOL $82.6900 ▼ -2.44%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Moda

Koha për të ndryshuar gardërobën

Çfarë do veshim këtë pranverë? Revistat e modës na vijnë në ndihmë.

koha-p-euml-r-t-euml-ndryshuar-gard-euml-rob-euml-n_hdPër fat të mirë, një pjesë e mirë e veshjeve të pranverës së shkuar do të na hyjnë në punë, por ja cilat janë dhe trendet e modës për pranverë 2015.

Stili “Boho” – Vera Jang, sugjeron fustane të gjatë që fshijnë tokën; Drajs Van Noten, sjell kreativitet me pëlhurë të stampuar; Tommy Hilfiger, poshtu ka veshur modelet e tij me stil bohemian.

E bardha – Skena, këtë vit është e mbushur me një larmishmëri veshjesh të bardha, duke filluar që nga fundet e shkurtra, luku i erës viktoriane e deri te veshjet moderne. Varet vetëm si do e vishni dhe ku. Stilistë si Luis Vuiton, Erdem dhe Givenchy, i japin një jetë të re ngjyrës së bardhë në koleksionet e tyre.

Freski lulesh – Lule në pranverë? Po, fatmirësisht stiliste si Chanel, Marni dhe Miu Miu, kanë sugjeruar lule moderne për vajzat dhe gratë moderne. Lule të mëdha, të theksuara, të cilat nxjerrin në pah feminilitetin.

Bluzat e shkurtra – S’mund të ndalim së veshuri bluzat e shkurtra dhe… s’do të ndalim as këtë pranverë. Këtë vit bluzat e shkurtra do të jenë në të gjitha format e mundshme: elegante, të ngjitura pas trupit, të mbyllura, të bollshme.

Të tejdukshme – Le ta themi: teksturat e tejdukshme nuk ikin kurrë nga moda dhe, për fat të mirë, jo vetëm që i bëjnë të duken më seksi bluzat dhe fustanet, por na japin ndjesinë sikur s’kemi veshur gjë, e cila është ndjesi e lezetshme.

Koha e të sheshtave – Rrofshin të sheshtat! Rrofshin atletet! Koleksionet e pranverë/verë 2015 na tregojnë se takat, siç e kuptoni vetë, janë krejtësisht jashtë sezoni, transmeton Top Channel. Tashmë është koha e të sheshtave dhe e rehatisë.

Xhinsi i rimodeluar – Shumë “cool” dhe moderne, xhinsi vjen këtë pranverë shumë në modë. Stilistet i janë futur punës dhe kanë nxjerrë ide shumë fantastike, në pantallona shkëlqyese, në fustane asimetrike dhe veshje shumë të rehatshme. Xhinsi është në kulm sërish!

Këmishat Polo – I mbani mend bluzat polo, që çdokush vishte në vitet ’90? Ok, janë rikthyer në modë dhe është e sigurt se do ndjeheni të veshur në mënyrë shumë të rehatshme.

Lëkura – Stilistë të shumtë na kanë bërë të kuptojmë se asnjë nga ne nuk ka mjaftueshëm veshje lëkure në dollap. Ata sugjerojnë pantallona të shkurtra, fustane, rripa të gjerë dhe xhaketa interesante. Të dashurojmë lëkurë!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.