Kronika

“Kokaina”, Apeli nuk ndryshon vendimin, lë në burg nipin e ish-diktatorit Hoxha

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në burg Ermal Hoxhën, nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha, i dyshuar për përfshirje në grupin kriminal që merrej me trafikun e drogave të forta nga Amerika Latine drejt Europës, duke përdorur Shqipërinë si tranzit.

Ermal-Hoxha-2Ndonëse kanë kaluar vetëm pak javë prej momentit kur Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, Ermal Hoxha, iu drejtua shkallës së dytë të gjyqësorit, për të kërkuar lehtësim të masës së sigurisë. Por Apeli vendosi të lerë në fuqi vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, duke lënë në burg nipin e ish-diktatorit.

Bashkë me Hoxhën, iu drejtuan Apelit edhe të dyshuarit e tjerë, Saimir Batku, 2 vëllezërit Dalipi dhe Kastriot Imeri, të cilët gjithashtu kërkojnë lehtësim të masës së sigurisë.

Ermal Hoxha: Nuk kam lidhje me trafikun e droges

Përmes mbrojtësve të tij ligjorë, Ermal Hoxha, bashkëshorti i këngëtares Rezarta Shkurta, kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, nga “arrest me burg”, në atë të “detyrimit për t’u paraqitur”. Ermal Hoxha pranon se ka bërë shoqërimin e dy kolumbianëve, Cesar Avila e Valther Moreno, që u kapën në laboratorin e përpunimit të drogave të forta në Xibrakë të Elbasanit, thjesht e vetëm për interesat e tij ekonomike, pa ndonjë lidhje me trafikun e drogës, sikurse e akuzon Prokuroria për Krime të Rënda. Ai thekson në apelim, se është i papunë dhe jeton me qira, fakte që u bënë publike edhe nga avokati i tij, duke dashur të tregojë se nuk është një person i përfshirë në grupe kriminale, që gjenerojnë miliona nga veprimtaritë kriminale.
Laboratori i kokaines

Ermal Hoxha dhe 5 personat e tjerë që kërkuan sot lirinë në Apelin e Krimeve të Rënda u arrestuan në kuadër të operacionit “Xibraka”. Hetimi për grupin kriminal nisi më 18 dhjetor 2014, pas një informacioni të ardhur nga autoritetet gjermane, dhe pas një muaji hetim u bë edhe goditja, duke dërguar në pranga disa prej të dyshuarve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button