Politika

Kokëdhima: Berisha sajoi shpifjen nr.1004 për mua dhe Balilin. Kritika deputetëve të PS në sallë që nuk e mbrojtën

Berisha akuzoi Kokedhimen për lidhje me Klemend Balilin ne seancen e fundit parlamentare. Kokëdhima nuk ishte i pranishëm në sallën e Kuvendit, pas vendimit te Gjykates Kushtetuese qe ia hoqi mandatin.

Deputetet e tjere te PS, te pranishem ne salle, si edhe me pare kane heshtur.

“Shpifja nr. 1004 e Saliut ndaj meje dje në Parlament, fatkeqesisht nuk u demaskua nga qeveritarët e deputetët e Partisë Socialiste, që i njohin plotësisht të vërtetat, që unë shpjegova më lart, siç i dinë edhe të gjithë banorët në Sarandë dhe Delvinë” shkruan Kokëdhima.

Me pas ai ka sqaruar ne rrjetin social Facebook:

“Dje në Parlament Saliu tha, se Klemet Balili është emëruar nga Kokëdhima në detyrën e drejtorit të shfrytëzimit të automjeteve në Sarandë. Ai gjithashtu tha, se gjoja Klement Balili është i afërt me mua dhe se ka financuar Partinë Socialiste në zgjedhjet e qershorit të 2013. Kjo përbën shpifjen e Saliut nr. 1004. Kurrë nuk e kam njohur Klement Balilin, kurrë nuk e kam takuar apo biseduar me këtë njeri. Jam parë me të vetëm në inaugurimin e Hotelit tek ish-Kampi i punëtorëve në Sarandë, ku kam qenë së bashku me Kryetarin e Parlamentit, Ministrin Ahmetaj dhe nje grup deputetësh, Kryetarë të Bashkive, drejtues të shtypit e gazetarë. Balili nuk është propozuar dhe as emëruar si drejtor i KSHA Sarandë as nga unë dhe as nga Partia Socialiste. Ai, në këtë detyrë është propozuar dhe vendosur nga LSI. Që nga majii 2013, që unë jam në politikë dhe asnjëhërë tjetër me parë, Balilajt nuk e kanë mbështetur Partinë Socialiste as finaciarisht, as materialisht dhe në asnjë formë tjetër. Nga Balilajt, unë njoh prej një viti Rigels Balilin, qysh nga qershorit i 2015. Rigelsi u vendos nga LSI si kandidaturë për kryetar të bashkisë së Delvinës. Me Kryetarin e Bashkisë së Delvinës, Rigels Balili, unë kam ruajtur kontakte dhe komunikim shumë të mirë, si me gjithë kryetarët e tjerë të Bashkive në Qarkun Vlorë-Gjirokastër, ku unë punoj. Kam takuar 3-4 herë edhe Bako Balilin, kordinatorin e LSI për rrethin e Delvinës, kryesisht gjatë fushatës elektorale të 2015. Përpara vitit 2013, Balilajt nuk kanë qenë kurrë me Partinë Socialiste” sqaron Kokëdhima.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button