Politika

Kolegji Zgjedhor shqyrton ankimimet e PS-së për referendume lokale

Kolegji Zgjedhor shqyrton sot 130 kërkesë-paditë e Partisë Socialiste për rrëzimin e vendimit të KQZ-së për dhënien e formularit tip për çdo njësi vendore, që ka kërkuar mbajtjen e referendumeve lokale, të cilat kundërshtojnë ndarjen e re territoriale. Seanca gjyqësore e caktuar për në ora 09:30 u shty në orën 13:00, pasi trupa gjyqësore do t’i shqyrtojë në një të vetme 130 kërkesat e depozituara nga PS.
Gjykata-e-Apelit-Foto-ARKIV-ATSH2Paditë e Partisë Socialiste kërkojnë shfuqizimin e këtyre vendimeve, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka tejkaluar ligjin kur për një reformë kombëtare ka shpërndarë formularë tip për referendume lokale, ndaj socialistët kërkojnë rrëzimin e këtyre vendimeve nga kolegji zgjedhor.
Në rast të miratimit të kësaj kërkese nga Kolegji, vendimet e KQZ-së bëhen nul, në të kundërt, afati për plotësimin e procedurave për referendum dhe shqyrtimi nga KQZ kap datën e 1 marsit dhe përkon me një kohë të shkurtër nga mbajtja e zgjedhjeve të 21 qershorit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button