☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 91.04 ▲3.3%
ARI 4,414 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,055 ▼ -1.14% ETH $2,145 ▼ -0.77% XRP $1.4041 ▼ -2.26% SOL $89.8000 ▼ -2.05%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 91.04 ▲3.3 % ARI 4,414 ▲0.16 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 91.04 ▲3.3 % ARI 4,414 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Kosova

Komandanti i FSK-së, vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama po qëndron për vizitë zyrtare një javore në Shtete e bashkuara të Amerikës.

Sipas agjendës, gjatë qëndrimit të tij në ShBA, Komandanti i FSK-së do të vizitojë “Kolegjin e Luftës të SHBA” në Carlisle të Pensilvanisë dhe Akademinë Ushtarake “West Point” në New York.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama fillimisht do të realizojë takim me komandantin e “Kolegjit të Luftës të SHBA” në Carlisle/Pensilvania, Major General William E. Rapp dhe gjithashtu dhe do të merr pjesë në ceremoninë e diplomimit të Atasheut të FSK-së në ShBA, gjeneral brigade Xhavit Gashi, e cila zhvillohet sot, pra më 22 korrik 2016 prej orës 08:30 deri 11:00 (ora lokale e SHBA-së, ndërkaq për të ndjekur ‘live’ ceremoninë në fjalë mund të klikoni në linkun: http://www.carlisle.army.mil/live/).

Kolegji i Luftës i ShBA-ve, është  kolegj prestigjioz i cili edukon dhe zhvillon udhëheqësit për shërbim në nivel strategjik.

“Qëllimi i ‘Kolegjit të Luftës të Ushtrisë amerikane’ në këtë kohë në historinë e ShBA, është për të prodhuar të diplomuar nga të gjitha kurset e tyre që të jenë mendimtarë të aftë kritik dhe zgjidhës të problemeve komplekse në zbatimin global të forcave tokësore. Njëkohësisht, e kanë për detyrë që ushtria të veprojë edhe si një ‘Fabrikë e të menduarit’ për komandantët dhe udhëheqësit civil në nivel strategjik në mbarë botën dhe në mënyrë rutinore të angazhohen në diskursin dhe debatin mbi rolin e forcave tokësore në arritjen e objektivave të sigurisë kombëtare”, bëhet e ditur në njoftim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.