Komandanti i KFOR-it viziton Gjakovën
Komunën e Gjakovës do ta vizitojë sot komandanti i përgjithshëm i KFOR-it në Kosovë, Major General Guglielmo Luigi Migilietta.
Ky i fundit do të pritet nga Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila.
Sipas një njoftimi për media të kësaj komune, takimi do të mbahet në kabinetin e kryetares me fillim prej orës 12:30 ku do të ketë edhe prononcim për media.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.