🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,422 ▲1.23%
DOW 45,568 ▲0.78%
NASDAQ 21,163 ▲1.77%
NAFTA 103.01 ▲0.13%
ARI 4,643 ▲1.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,095 ▼ -0.12% ETH $2,065 ▲ +0.75% XRP $1.3241 ▼ -0.94% SOL $81.4700 ▼ -2.72%
S&P 500 6,422 ▲1.23 % DOW 45,568 ▲0.78 % NASDAQ 21,163 ▲1.77 % NAFTA 103.01 ▲0.13 % ARI 4,643 ▲1.88 % S&P 500 6,422 ▲1.23 % DOW 45,568 ▲0.78 % NASDAQ 21,163 ▲1.77 % NAFTA 103.01 ▲0.13 % ARI 4,643 ▲1.88 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Sporti

Kombëtarja mbyll përgatitjet “shqiptare”, Uzuni kthehet në Spanjë

Kombëtarja kuqezi u ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve në Shqipëri për miqësoren e parë, atë kundër Kilit, teksa skuadra e drejtuar nga trajneri Silvinjo ka zhvilluar në fushat e “Shtëpisë së Futbollit”, siç njihet ndryshe selia e Federatës Shqiptare të Futbollit në kryeqytet, edhe seancën e fundit stërvitore para nisjes për në Itali.

Siç dihet, të enjten paradite, kuqezinjtë do të nisen drejt Italisë, atje ku do të akomodohen në Parma dhe do të do të kenë në mbrëmje konferencën për shtyp trajnerit Silvinjo dhe më pas edhe seancën e fundit stërvitore zyrtare në Stadiumin “Enio Tardini”, aty ku të premten, duke nisur nga ora 20:45, do të luhet edhe miqësorja me Kilin. Përgjatë 3 ditëve të fundit, Kombëtarja ka zhvilluar 4 seanca stërvitore, një të hënën pasdite, dy të martën, paradite dhe pasdite, dhe një të mërkurën pasdite.

Burime pranë kampit kuqezi kanë pohuar posaçërisht Rrjetin e RTSH-së se Myrto Uzuni nuk ia ka dalë, për shkak të një dëmtimi në kavilje, dhe nuk do të jetë në dispozicion të Kombëtares për dy miqësoret e 10-ditëshit të fundit të marsit, atë ndaj Kilit dhe atë ndaj Suedisë. Edhe portieri Etrit Berisha ka shqetësime muskulore, por do të udhëtojë me skuadrën, me shpresën se do të jetë në ndeshjen e dytë me Suedinë. Shqipëria ka programuar dy sfida miqësore në 10-ditëshin e fundit të këtij muaji dhe, pasi aja me Kilin në Parma më 22 mars, kuqezinjtë udhëtojnë drejt Suedisë, atje ku më 25 mars përballet me përfaqësuesen vendase.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.