Kombëtarja U-21 gati për Spanjën, hyrja në stadium falas
Kombëtarja shqiptare U-21 ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Spanjës U-21, që do të luhet nesër, më 17 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.
Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në prag të kësaj përballjeje, kuqezinjtë e presin me besim dhe motivim të lartë sfidën ndaj një prej kundërshtarëve më cilësorë të futbollit europian në këtë grupmoshë.
Pas fitores 3-1 ndaj Luksemburgut në miqësoren e parë të muajit nëntor, Shqipëria U-21 synon të zhvillojë një tjetër paraqitje pozitive, këtë herë përballë Spanjës, në një test të rëndësishëm në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21 2027.
Kombëtarja U-21 kërkon edhe mbështetjen e tifozëve shqiptarë në këtë sfidë. Hyrja në stadium do të jetë falas, ndaj të gjithë sportdashësit janë të ftuar të jenë të pranishëm në “Air Albania” për të mbështetur nga afër talentet kuqezi.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.