⛈️
Tiranë 15°C · Stuhi 16 Nëntor 2026
S&P 500 7,417 ▼1.91%
DOW 51,644 ▼1.34%
NASDAQ 24,507 ▼2.5%
NAFTA 85.68 ▼3.25%
ARI 3,851 ▼0.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $64,990 ▲ +0.55% ETH $1,818 ▲ +0.15% XRP $0.9590 ▲ +0.76% SOL $71.2000 ▲ +0.2%
S&P 500 7,417 ▼1.91 % DOW 51,644 ▼1.34 % NASDAQ 24,507 ▼2.5 % NAFTA 85.68 ▼3.25 % ARI 3,851 ▼0.9 % S&P 500 7,417 ▼1.91 % DOW 51,644 ▼1.34 % NASDAQ 24,507 ▼2.5 % NAFTA 85.68 ▼3.25 % ARI 3,851 ▼0.9 %
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
16 Nën 2026
Breaking
Opinion

Kalorësit e apokalipsit të 28 nëntorit që u fshehën në flamingot e qershorit

Nga Ylli Pata

Egërsia e mesazheve që depërtojnë nga profilet e shtyrë nga Garda Revolucionare e Ajatullahëve për apokalipsin e 28 nëntorit në Tiranë, nuk është asgjë tjetër veçse rënia e siparit final.

Këtu aktorët kryesorë, me një rrjet të gjerë organizatash financuese, tre të cilat, pjesë e Vëllazërisë Muslimane, një në Tiranë, një në Shkup e një në Prishtinë u shpallën terroriste nga një gjykatë egjiptiane, edhe pse mund të mbajnë maska nuk fshihen dot në flamingot rozë, siç bënë që nga qershori.

Aktorët e faktorët që kanë një adresë qartësisht pranë islamit politik me tangenciale iraniane apo turke, kanë braktisur ngjyrën rozë dhe maskotin e shpendit që erdhi si simbol nga e majta amerikane, duke gjetur prehë tek flamuri kombëtar dhe symboli i UÇK-së. Madje edhe emrin e lëvizjes që tashmë është qartësisht motorri kryesor i lëvizjes së dhunshme quhet Lëvizja Rinore Nacionaliste.

Por këta “nacionalistë” kanë kërcënuar që të djegin Tiranën edhe më keq pikërisht më 28 nëntor, ditën e flamurit dhe festën kombëtare.

Ky kërcënim nuk është aspak një karshillëk virtual, pasi duket një objektiv i rëndësishëm për ta realizuar, që nënkupton një përsëritje zjarresh e nuk është çudi përgjakje e ditës më të rëndësishme kombëtare.

Pasi ka një qasje, një imperativ strategjik për ta ndalur Tiranën e Shqipërinë në vrapin e saj drejt Bashkimit Europian.

Vrap, që është lehtësuar politikisht nga Brukseli, që erdhi sot me zërin e Kreut të qeverisë së saj, Ursula Von der Leyen.

Në këtë kuadër, në Tiranë, këtë vrap po e bën vetëm mazhoranca, e cila, dukshëm fiton pikë e favore, por në fund të fundit, fruti që mund të përfitohet nga anëtarësimi mund e do të ëmbëlsojë të gjithë.

Edhe opozitën e Sali Berishës, edhe të Qorit, Lapajt e Shehajt, edhe pse do të shikojnë përfitimet më të mëdha politike nga ai që është në qeveri.

I vetmi segment që nuk përfiton, apo që e pengon hyrja e Shqipërisë në BE është ai që vjen nga Islami politik. Ngaqë me hyrjen në BE, praktikisht vdes politikisht dhe humb kauzën; s’mund të na çajë më dërrasat për të mirat që sipas tyre kemi pasur nga Porta e Lartë. Përveç si barsaleta…

TemA

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.