☁️
Tiranë 18°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,477 ▲ +0.38% ETH $2,249 ▲ +0.58% XRP $1.2501 ▲ +0.76% SOL $95.8400 ▲ +1.39%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Daut Haradinaj: Ekziston një incizim 2-orësh, Sheholli dëshmoi kundër meje dhe Thaçit në UDB

Daut Haradinaj, ka folur për informatat që, sipas tij, u dërgohen deputetëve dhe zyrtarëve të ndryshëm, duke thënë se disa prej tyre shoqërohen edhe me prova.

“Personalisht, kontakte të ndryshme, çdo ditë jam i bindur që, qysh më shkruajnë mua, u dërgojnë me dhjetëra deputetëve, zyrtarëve të tjerë dhe njerëzve të caktuar. Krejt janë anonimë. Po t’i jep provat, faktet, nuk ka aty dyshim, janë gjëra të prekshme”, tha Haradinaj në Klan Kosova.

Duke folur për rastin e Fatmir Shehollit, Haradinaj tha se ekziston një incizim ku, sipas tij, Sheholli raporton në UDB-në në Beograd për të dhe ish-presidentin Hashim Thaçi.

“Për shembull, përmendët Shehollin. Ekziston një incizim dy orë, ky duke raportuar në UDB në Beograd kundër Hashim Thaçit e Daut Haradinajt para katër viteve. Ekziston ai incizim dhe nuk e nxjerrin në publik”, tha ai.

Haradinaj theksoi se informatat dhe provat e tilla duhet t’u dorëzohen institucioneve kompetente.

“Ka sende që nuk duhet me i zbuluar. Ka sende që duhet me ia dhënë AKI-së, ka sende që duhet me ia dhënë prokurorisë. Institucionet përkatëse duhet t’i kryejnë detyrat e tyre. Mendoj se boshti kurrizor i shtetit të Kosovës është Policia, AKI-ja dhe ushtria. Këta e kryejnë detyrën në mënyrën më perfekte”, u shpreh ai.

Haradinaj tha se e konsideron normale edhe bashkëpunimin e institucioneve të inteligjencës së Kosovës me shërbime të tjera të inteligjencës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.