KOMENT – Përshkallëzohet lufta tregtare SHBA–Kanada, Uashingtoni nuk nxiton drejt marrëveshjes
– Administrata e presidentit amerikan Donald Trump është e gatshme të vazhdojë përplasjen tregtare me Kanadanë, edhe pse javën e ardhshme hyjnë në fuqi ndalime të reja për importet e produkteve kanadeze dhe Uashingtoni kërcënon me tarifa doganore prej 50% për automjetet, pjesët e këmbimit dhe çelikun kanadez nga janari, sipas Reuters.
Përfaqësuesi amerikan i Tregtisë Jamieson Greer, deklaroi sot se Uashingtoni nuk sheh nevojë urgjente për kompromis.
Greer tha në një intervistë për CNBC se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të kënaqura me situatën aktuale dhe se nuk ka ngut për arritjen e një marrëveshjeje të re me Kanadanë.
Sipas tij, të dyja vendet vazhdojnë të kenë marrëdhënie të rëndësishme tregtare, duke shkëmbyer naftë, gaz, potas dhe produkte bujqësore. Megjithatë, deklaratat e tij sinjalizojnë se Uashingtoni nuk po nxiton të zbusë mosmarrëveshjet.
Masat e reja amerikane të importit prekin një gamë të gjerë produktesh kanadeze, përfshirë pijet alkoolike, motoçikletat dhe produktet e qumështit. Ndërkohë, rritja e mundshme e tarifave në 50% nga janari Greer tha në një intervistë për CNBC se Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura me situatën aktuale dhe se nuk ka ngut për arritjen e një marrëveshjeje të re me Kanadanë.
Sipas tij, të dyja vendet vazhdojnë të kenë marrëdhënie të rëndësishme tregtare, duke shkëmbyer naftë, gaz, potas dhe produkte bujqësore.
Megjithatë, deklaratat e tij sinjalizojnë se Uashingtoni nuk po nxiton të zbusë mosmarrëveshjet.
Masat e reja amerikane të importit prekin një gamë të gjerë produktesh kanadeze, përfshirë pijet alkoolike, motoçikletat dhe produktet e qumështit.
Ndërkohë, rritja e mundshme e tarifave në 50% nga janari mund të ketë pasoja të rëndësishme për prodhimin e automjeteve në Amerikën e Veriut, ku zinxhirët e furnizimit të SHBA-së dhe Kanadasë janë të lidhur ngushtë.
Kanadaja ka vendosur tarifat e veta hakmarrëse ndaj mallrave amerikane, të cilat hynë në fuqi në fillim të këtij muaji.
Këto masa pasuan tarifat prej 50% që SHBA-ja vendosi muajin e kaluar ndaj mallrave kanadeze me vlerë rreth 20 miliardë dollarë, pas dështimit të disa raundeve të negociatave mes dy vendeve.
Përshkallëzimi i konfliktit ka thelluar përçarjet mes dy aleatëve të vjetër, të cilët kanë fajësuar njëri-tjetrin për dështimin e bisedimeve.
Kryeministri kanadez Mark Carney ka bërë thirrje për një zhvendosje të mëtejshme të marrëdhënieve ekonomike të Kanadasë larg partnerit të saj më të madh tregtar, ndërsa janë shtuar pikëpyetjet mbi të ardhmen e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë SHBA–Meksikë–Kanada (USMCA).
Disa ekspertë vlerësojnë se administrata Trump mund të synojë fillimisht arritjen e një marrëveshjeje me Meksikën, gjë që mund t’i japë SHBA-së më shumë ndikim në negociatat me Kanadanë.
Zyrtarë meksikanë deklaruan këtë javë se raundi i ardhshëm i bisedimeve me Uashingtonin mund të zhvillohet në tetor. Ambasada e Kanadasë në Uashington nuk kishte dhënë menjëherë një koment për deklaratat e përfaqësuesit amerikan të tregtisë. /Ad.Ab./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.