☁️
Tiranë 15°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,856 ▼ -1.16% ETH $2,380 ▼ -1.2% XRP $1.2873 ▼ -3.03% SOL $102.1300 ▼ -2.49%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

KOMENT – Rusia dhe Ukraina konfirmojnë armëpushimin lokal në Oleshky, Kremlini: Banorët do të lejohen të largohen

UASHINGTON, 24 tetor /ATSH-DPA/- Rusia dhe Ukraina kanë konfirmuar një armëpushim të përkohshëm në qytetin Oleshky, në vijën e frontit në jug të Ukrainës, duke nisur nga 29 tetori, pas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë se zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump, kishte ndërmjetësuar marrëveshjen.

Deri në 2 000 civilë kanë mbetur të bllokuar prej muajsh në këtë qytet, për shkak të luftimeve dhe vështirësive për të siguruar furnizime.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse, Valery Gerasimov, deklaroi se forcat ruse do të ndalonin përkohësisht zjarrin në drejtim të rajonit të Khersonit, në kuadër të një operacioni humanitar në zonën e Oleshky-t.

Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se edhe Kievi kishte rënë dakord për armëpushimin. Kohëzgjatja e marrëveshjes nuk ishte bërë ende e ditur.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës deklaroi në rrjetet sociale se forcat ukrainase do të bënin gjithçka të mundur për të ndihmuar banorët e Oleshky-t, për të garantuar sigurinë e tyre dhe për t’i evakuuar.

Komisioneri ukrainas për të Drejtat e Njeriut, Dmytro Lubinets, tha se marrëveshja parashikonte ndalimin e luftimeve, dërgimin e ndihmave humanitare dhe kalimin e sigurt të banorëve që dëshironin të largoheshin nga qyteti.

Më herët, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Melania Trump kishte ndërmjetësuar një armëpushim lokal mes Moskës dhe Kievit.

Sipas njoftimit, të dyja palët kishin rënë dakord të ndërprisnin përkohësisht luftimet në zonë, duke nisur nga 29 tetori.

“Banorët e Oleshky-t kanë energji elektrike të kufizuar, jetojnë mes rrugëve të minuara dhe përballen rregullisht me sulme ushtarake”, tha Melania Trump.

Ajo deklaroi se kishte punuar me përfaqësues të të dyja palëve në luftë, për të përcaktuar kushtet e armëpushimit në këtë zonë.

Edhe Papa Leone XIV i kërkoi më herët presidentit rus, Vladimir Putin, të pranonte një armëpushim në qytetin e vijës së frontit.

Oleshky ndodhet në territorin e pushtuar nga Rusia, në jug të Ukrainës, pranë lumit Dnipro.

Qyteti është shkëputur nga furnizimet, ndërsa organizatat humanitare kanë paralajmëruar prej kohësh për gjendjen e rëndë të banorëve.

Sipas autoriteteve ukrainase, Rusia po mban rreth 2 000 persona në qytet.

Khersoni, kryeqendra e rajonit që kontrollohet nga Ukraina, ndodhet vetëm nëntë kilometra larg Oleshky-t, me vijën e frontit mes dy qyteteve.

Kremlini: Banorët do të lejohen të largohen

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se evakuimi do të kërkonte të paktën disa ditë, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

Ai siguroi se të gjithë banorët që dëshironin të largoheshin nga Oleshky do të lejoheshin ta bënin këtë.

Rusia mirëpriti përpjekjet e Melania Trump, ndërsa Peskov tha se ajo kishte dhënë një kontribut të rëndësishëm në koordinimin e operacionit humanitar në zonë.

Sipas tij, çështja ishte diskutuar edhe gjatë telefonatës së fundit mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump.

David Arakhamia, kreu i grupit parlamentar të partisë së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi në “Telegram” se së shpejti do të niste një operacion për të hapur rrugën drejt Oleshky-t dhe për të lehtësuar situatën e banorëve.

Qëllimi, sipas tij, ishte krijimi i një korridori të përhershëm humanitar, përmes të cilit civilët të mund të largoheshin në mënyrë të sigurt dhe ndihmat të mbërrinin në qytet.

Arakhamia shtoi se pritej të arrihej së shpejti një marrëveshje armëpushimi për këtë qëllim, në përputhje me njoftimin e Melania Trump.

Luftimet e viteve të fundit kanë bërë që zona përreth Oleshky-t të jetë e minuar në shumë vende, duke e bërë largimin nga qyteti jashtëzakonisht të rrezikshëm në çdo drejtim.

Kremlini ka akuzuar vazhdimisht forcat ukrainase, se përdorin sulme me dronë për të penguar dërgimin e ushqimeve në Oleshky. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.