Komisioni Evropian do e kritikojë Maqedoninë për gjyqësorin, lirinë e mediave dhe korrupsionin
Komisioni Evropian (KE) pritet që javën e ardhëshme, të mërkurën, të japë rekomandim të kushtëzuar për fillimin e nogociatave për integrimin e Maqedonisë në BE, qeveria e Maqedonisë pas zgjedhjeve do të duhet të përmbush kërkesat dhe të zgjedh problemet e shënuara nga Komisioni Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Megjithatë, sipas ish-raportuesit për Maqedoni, Richard Hovit, gjatë vizitës së tij të fundit në Shkup, KE-ja do të përdorë një ton më të butë për shkak se vendi është në një periudhë zgjedhore.
Brukseli do e kushtëzojë rekomandimin për fillimin e bisedimeve me zgjedhje të besueshme, të cilat siç tha Johannes Hahn, gjatë vizitës së tij në Shkup, duhet të jenë të përgaditura dhe të zbatuara në mënyrë të përkryer.