☀️
Tiranë 3°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.58 ▲1.95%
ARI 4,533 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,148 ▲ +0.34% ETH $2,036 ▲ +1.26% XRP $1.3517 ▲ +0.97% SOL $83.3100 ▲ +0.36%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.58 ▲1.95 % ARI 4,533 ▲0.2 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.58 ▲1.95 % ARI 4,533 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kryeartikull

Komisioni i Berishës si vrimë në ujë

Nga Dritan Hila

Kush i ka jetuar vitet ‘90-të në kapërcyellin ‘91-‘92 e mban mend një farë Xhon McGou që Saliu e nxirrte tribunave dhe ekranit që të deklaronte se udhëheqja komuniste kishte fshehur paratë në bankat e Zvicrës dhe ai e dinte ku ishin por do t’ia tregonte vetëm Saliut që ky t’i merrte dhe t’ia kthente popullit kur të vinte ne pushtet. Tani ose Saliu i ka marrë të gjitha paratë që ia tregonte Xhoni, ose ajo që është më racionalja, Saliu nxirrte një sharlatan tribunave që të krijonte flluskën që i duhej për të ardhur në pushtet.

32 vite më vonë, ka gjetur sebep me një tjetër Mc që ta shfrytëzojë për të ngritur një flluskë tjetër mediatike në mënyrë që të minojë kundërshtarin dhe të vijë në pushtet. Bravo i qoftë nëse ia del, por puna është pak e vështirë pasi budallenjtë kanë vdekur në këtë vend ose i ka në foltore që i hanë të tilla mufka.

Hetimi amerikan, i cili edhe aty është i fryrë për nga rëndësia nga republikanët që duan të kenë një kundrapeshë për hetimet ndaj Trump dhe për shkak të fushatës elektorale, përfshin një punonjës të administratës i cili ka bërë disa allishverishe, ku mes të tjerëve citohen edhe disa shqiptarë, të cilët mesa duket kanë shfrytëzuar edhe kryeministrin e Shqipërisë duke e futur emrin e tij në vorbullën e pazareve që kishin me Mc.Gonigal. Megjithatë nuk ka asnjë indicje që po hetohet në drejtim të Ramës. Madje as në ngarkim të Duçkës apo Nezaj. Për më tepër materiali në zotërimin publik është akuza e prokurorisë, e cila mund të shfryhet rrugës. Mirëpo opozita e foltores do të ngrejë një furtunë në gotë duke kërkuar edhe komision parlamentar. Se çfarë mund të hetojë ky komision kur Nezaj është shtetas amerikan, Mc.Gonigal as i ka në refene, kurse Rama i ka takuar vetëm dy herë në funksion zyrtar këtë vetëm mendja e Saliut mund ta gjejë.

Por në fakt kjo është dëshmia se fantazia e Berishës ka shteruar. Dikur shqiptarët hanin çdo përrallë të tij. Kurse sot njerëzve u janë hapur sytë. E dinë si funksionon perëndimi; si funksionon sistemi gjyqësor atje dhe për më shumë e dinë sesi funksionon Saliu dhe çfarë halli ka. Ndaj askush nuk ka ndërmend t’i ndizet gjaku nga kjo histori.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.