Ekonomia

Komisioni i Ekonomisë miraton marrëveshjen e koncensionit për rrugën e Arbrit

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi të mërkurën projektligjin për ndërtimin me koncension të rrugës së Arbrit me një shoqëri kineze. Për këtë projekt sipas ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës do të ndiqen procedura të veçanta ndërsa kostot e projektit ende nuk dihen saktësisht.

Erion-Brace“Kostoja e rrugës ende nuk dihet, pasi për këtë projekt nuk janë të njëjta vështirësitë për pjesë të ndryshme të rrugës. Në varësi të trafikut do të vendosim nëse do të bëhet me pagesë apo jo”, deklaroi ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto një ditë më parë në komision.

Për këtë segment, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka përllogaritur ndërtimin me një kosto prej 28.8 miliardë lekësh, ndërkohë që kompania kineze ka paraqitur një vlerë rreth 25 për qind më të ulët për realizimin e këtij segmenti. Rruga e Arbrit është një nga projektet e parashikuara nga qeveria aktuale. Fillimi i punimeve në Rrugën e Arbrit, pritet të bëhet në 2016-ën dhe parashikohet të përfundojë brenda 3 viteve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button