☁️
Tiranë 12°C · Vranët 12 March 2026
S&P 500 6,696 ▼1.18%
DOW 46,846 ▼1.21%
NASDAQ 22,396 ▼1.41%
NAFTA 95.07 ▲8.96%
ARI 5,130 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $70,437 ▼ -1.11% ETH $2,066 ▼ -0.8% XRP $1.3821 ▼ -1.3% SOL $86.6500 ▼ -0.87%
S&P 500 6,696 ▼1.18 % DOW 46,846 ▼1.21 % NASDAQ 22,396 ▼1.41 % NAFTA 95.07 ▲8.96 % ARI 5,130 ▼0.94 % S&P 500 6,696 ▼1.18 % DOW 46,846 ▼1.21 % NASDAQ 22,396 ▼1.41 % NAFTA 95.07 ▲8.96 % ARI 5,130 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Komisioni i Ekonomisë miraton marrëveshjen me Turqinë për modernizimin e FA -ve shqiptare

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi të hënën marrëveshjen e bashkëpunimit financiar ushtarak, ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj turke e cila do të shërbejë për modernizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Marrëveshja e bashkëpunimit financiar ushtarak ka si qëllim dhurimin e një shume në dollarë amerikanë, ekuivalente me 2 500 000 (dy milionë e pesëqind mijë) lira turke, Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

“Marrëveshja e bashkëpunimit ushtarak financiar përcakton që shuma e vënë në dispozicion nga qeveria e Republikës së Turqisë do të përdoret për blerjen e pajisjeve dhe të materialeve nga kompani turke që operon në industrinë ushtarake (me të njëjtat kushte cilësore dhe lehtësime financiare që prokurojnë edhe Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë), bazuar në nevojat dhe kërkesat e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, tha zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi para deputetëve.

Marrëveshja dhe protokolli do të qëndrojnë në fuqi për 5 (pesë) vjet, deri në përdorimin e plotë të ndihmës financiare nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.