☁️
Tiranë 19°C · Vranët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,807 ▼0.06%
DOW 51,851 ▲0.38%
NASDAQ 27,246 ▼0.44%
NAFTA 91.84 ▼2.03%
ARI 4,207 ▲0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,412 ▼ -0.12% ETH $2,501 ▼ -2.19% XRP $1.3630 ▼ -2.87% SOL $106.6900 ▼ -4.43%
S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 91.84 ▼2.03 % ARI 4,207 ▲0.39 % S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 91.84 ▼2.03 % ARI 4,207 ▲0.39 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Politika

Komisioni i posaçëm për qeverisjen vendore, Balla: Opozita të reflektojë deri të enjten, PD kërkon 100 bashki

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se kërkesa për ngritjen e një komisioni të posaçëm për qeverisjen vendore, kompetencat, funksionet, financat dhe rajonet është hera e katërt që prej vitit 2013 që diskutohet dhe miratohet për t’u kaluar në seancë plenare. Në një deklaratë për mediat pas daljes nga Kryesia e Kuvendit, Balla u shpreh se opozita ka marrë pjesë në dy prej komisioneve të mëparshme, ndërsa një tjetër e ka bojkotuar. Ai theksoi se shpreson që opozita të mos bojkotojë edhe këtë herë.

“Nga viti 2013 e këtej, kërkesa e diskutuar sot dhe miratuar sot për t’ia kaluar seancës në Konferencën e Kryetarëve për ngritjen e një komisioni të posaçëm për qeverisjen vendore, kompetencat, funksionet, financat, rajonet, është hera e katërt. Opozita ka marrë pjesë në dy prej tyre, ka bojkotuar një dhe uroj të mos bojkotojë të katërtin. Ju e dini çfarë ndodh nëse nuk merr pjesë”, deklaroi Balla.

Duke komentuar diskutimet në Konferencën e Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar socialist tha se përfaqësuesit e PS-së kanë qenë të pranishëm, ndërsa nga opozita morën pjesë deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deputetja demokrate Jorida Tabalku, e cila, sipas Ballës, parashtroi qëndrimin e grupit parlamentar të PD-së.

“Sot, siç ndodh në çdo Konferencë Kryetarësh, përfaqësuesit e grupit të PS-së kanë qenë të gjithë aty. Ka qenë z. Tedi Blushi dhe një kolege që hynte e dilte, e cila parashtroi qëndrimin e grupit parlamentar të PD-së, të cilin nuk e kuptova. Shpresoj që deri të enjten, në seancë plenare, të ketë reflektim”, u shpreh ai.

Balla iu përgjigj edhe pretendimeve lidhur me përfundimin e mandatit të komisionit të posaçëm të mëparshëm, i cili përfundoi punën në korrik. Sipas tij, kërkesa për zgjatjen e mandatit ishte paraqitur gabim dhe nuk u miratua në Konferencën e Kryetarëve, duke bërë që komisioni të përfundonte mandatin.

“Ti thua që nuk iu zgjat mandati komisionit të posaçëm të tretë, që përfundoi në korrik. Kolegia iku pa dëgjuar përgjigjen që, në radhën e diskutimit të korrikut, kërkesa ishte parashtruar gabim, jo në afatin e duhur, nuk kaloi në Konferencën e Kryetarëve dhe, për pasojë, ai komision përfundoi”, deklaroi Balla.

Ai bëri të ditur gjithashtu se të dyja palët e përfaqësuara në komisionin e mëparshëm kishin paraqitur propozime për ndarjen administrative-territoriale. Sipas tij, Partia Demokratike vijon të propozojë një ndarje me 100 bashki, ndërsa në Kuvend është votuar ndarja me 46 bashki.

“Të dyja palët e përfaqësuara në atë komision erdhën me dy propozime. PD-ja edhe sot që flasim ka propozuar një ndarje me 100 bashki. Ditën e enjte, në seancë plenare, u votua ndarja me 46”, përfundoi Balla.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.