Politika

Komisioni për CEZ, Spaho:Maxhoranca po pengon hetimin

Konferenca e Kryetarëve nuk gjeti sot mirëkuptim për pranimin e kërkesës së Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar që lidhet me çështjen e privatizimit të kompanisë CEZ. Në përfundim të mbledhjes, përfaqësuesi i PD-së, deputeti Edmond Spaho akuzoi mazhorancën se po përdor truke për të penguar nismat e opozitës, ndërsa tha se do të pritet deri të enjten që maxhoranca të rishikojë qëndrimin e saj.

“Në diskutimet që patëm në Konferencën e Kryetarëve mazhoranca po vazhdon me praktikat e vjetra të kundërshtimit të iniciativave të opozitës për të ngritur komisione hetimore, me argumentin se ato janë adresuar njëherë e mirë nga Gjykata Kushtetuese. Ne kete ras, si argument perdoret fakti se paralelisht po heton edhe prokuroria për këtë çështje. Gjykata Kushtetuese është shprehur në vitin 2014 në rastin e kërkesës për komision hetimor ‘për serverin e tatimeve’”, tha Spaho.

Ai tha se maxhoranca propozoi që komisionit hetimor të inicuar nga opozita t’i zgjerohet fusha e aktivitetit duke hetuar edhe marrëveshjen për privatizimin e CEZ dhe zbatimin e kësaj marrëveshje gjatë viteve që funksionoi privatizimi i kesaj kompanie.

“Eshtë e drejta e mazhorancës ta kërkojë këtë komision, ne do t’i japim edhe votat e opozitës që të ngrihet dhe mazhoranca të hetojë çdo gjë që ka për të hetuar. Ka pasur kohën në periudhën kur ishte në opozitë, por nuk e ka ngritur, por tani ka më shumë mundësi ta ngrejë, por me këto truke nuk mund të pengojë punën e opozitës për të hetuar zgjidhjen me mirëkuptim mes qeverisë shqiptare dhe CEZ-t.

Nuk pati mirëkuptim nga mazhoranca për të respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe u la që të arrihet deri të enjten që të mund të konsultohen më mirë vendimet e Kushtetuese dhe të vinë me një mendim të ri.

Në kërkesën e depozituar pak ditë më parë në parlament, PD shprehet e vendosur që ta çojë deri në fund hetimin e kësaj çështje. Sipas saj, hetimi parlamentar është hapi i parë drejt zbardhjes së megaaferës Rama-CEZ.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button