Kompania Shtatkraft – Ndërtim të infrastrukturës rrugore gjatë zbatimit të projektit të Devollit
Kompania norvegjeze Shtatkraft merr përsipër ndërtimin e infrastrukturës rrugore zëvendësuese gjatë zbatimit të projektit të ndërtimit të HEC-eve mbi lumin Devoll.
Ndërsa një pjesë tëe detyrimeve financiare që ka pala shqiptare do t’ia kompensojë kompanisë duke e përjashtuar për 15 vite nga fi-ja konçensionare .
Këto janë ndryshimet në ligjin “Për miratimin e kontratës së koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës, si autoritet kontraktues, EVN AG, STATKRAFT AS E DEVOLL HYDROPOWER, SH.A., si bashkëkoncesionarë për projektin, financimin, ndërtimin, marrjen në pronësi, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të hidrocentralit në Lumin Devoll, në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”, të cilat u miratuan mes debatesh të martën në Komisionin e Ekonomisë.
Ish-ministri i Financave, deputet i Partisë Demokratike, Ridvan Bode, i konsideroi ndryshimet në p/ligj si të papërgjegjshme nga ana e qeverisë aktuale dhe që sjellin kosto për qytetarët. Por deputeti i Partisë Socialiste, Anastas Angjeli hodhi poshtë akuazt e z. Bode me argumentin se lehtësimi i procedurave do të rrisë interesin e investitorëve të huaj.
Ndryshimet në ligj u bënë për shkak të pamundësisë së qeverisë shqiptare për të ndërtuar vetë rrugët ashtu siç ishte parashikuar në kontrat deri me 5 nëntor të viit 2015.
Hidrocentrali në lumin Devoll është një nga investimet më të qëndrueshme të kompanisë ndërkombëtare, “Statkraft” për prodhimin e energjisë së rinovueshme dhe është investimi më i madh jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon. Ky investim do t’i garantojë vendit tonë një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me rreth 20%. Në bazë të kontratës së koncesionit, autoriteti kontraktues, që sot është Ministria e Energjetikës dhe Industrisë, është përgjegjësi i vetëm me shpenzimet e tij për ndërtimin e infrastrukturës zëvendësuese në lidhje me projektin e Devollit. Infrastruktura zëvendësuese nënkupton të gjithë atë infrastrukturë, e cila përfaqësohet nga rrugët, nga urat, dhe që do të përmbytej si rezultat i krijimit të ujëmbledhësit të hidrocentraleve që do të ndërtohen. Kjo infrastrukturë zëvendësuese do t’u shërbejë edhe banorëve të këtyre zonave, kudo ku shtrihet ujëmbledhësi, që të lidhen më pjesën tjetër të vendit, por, nga ana tjetër edhe koncesionari do ta përdorë këtë infrastrukturë për të ndërtuar rrugët hyrëse në kantier.
Infrastruktura tjetër që përmbytet, ku futen shkollat, qendrat shëndetësore, varrezat, shtëpitë e banorëve, linjat elektrike etj, do të përballohet nga shpenzimet e koncesionarit me anë të programeve sociale që zbatohen sipas standardeve të IFC-së dhe të Bankës Botërore.