☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.41 ▲0.55%
ARI 4,784 ▼0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,798 ▲ +1.14% ETH $2,193 ▲ +0.45% XRP $1.3476 ▲ +0.57% SOL $83.5900 ▲ +1.3%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.41 ▲0.55 % ARI 4,784 ▼0.71 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.41 ▲0.55 % ARI 4,784 ▼0.71 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Bota

Kompanitë ajrore: Kufizimi i lëvizjes nuk prek ata me “Green Card”

Dy ditë pasi Donald Trumpi nënshkroi urdhrin e kufizimit të hyrjes në Shtetet e Bashkuara, kompanitë ajrore janë nisur t’i sqarojnë udhëtarët se, mbajtësve të kartave të gjelbra të përhershme do t’iu lejohet rrugëtimi e nuk do të hasin në probleme.

Shoqata ndërkombëtare e Transportit Ajror informoi të dielën se patrulluesit kufitarë e doganorë janë udhëzuar të mbajnë parasysh se rezidentët e ligjshëm amerikanë të pajisur me “Green Card” nuk preken nga urdhri ekzekutiv.

Këtë gjë e tregon edhe një “e-mail” i siguruar nga CNN. Duke cituar një zyrtar të Departamentit të Sigurisë Kombëtare, gjiganti mediatik shpjegon se mbajtësit e këtyre kartave do t’u nënshtrohen kontrolleve të shtuara fizike dhe verifikimeve të tjera, kur të prekin tokën amerikane. Por qeveria po përpiqet, sipas tij, t’ia lehtësojë kësaj kategorie rikthimin në SHBA.

Përveç rasteve me precedentë penalë apo personave që kanë lidhje me terrorizmin, të tjerëve do t’iu lejohet kthimi, sigurisht pasi t’u nënshtrohen verifikimeve të rastit.

“Ky është mesazhi ynë për ta: merrni një avion, kthehuni në Shtetet e Bashkuara. Do të kontrolloheni edhe njëherë, për së dyti, por çdo gjë tjetër do të jetë mëse normale”, thotë zyrtari i cituar nga CNN.

Ai këmbëngul se asnjë mbajtësi legjitim të kartës së gjelbër nuk i është mohuar hyrja në Amerikë, por urdhri i Trumpit thjesht e ka bërë këtë proces më të vështirë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.