🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 93.37 ▼17.34%
ARI 4,824 ▲2.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,717 ▲ +4.92% ETH $2,248 ▲ +7.6% XRP $1.3793 ▲ +5.6% SOL $84.4400 ▲ +6.54%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 93.37 ▼17.34 % ARI 4,824 ▲2.98 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 93.37 ▼17.34 % ARI 4,824 ▲2.98 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kosova

Komunitetet kërkojnë respektimin e gjuhës në dokumente

komunitetet-k-euml-rkojn-euml-respektimin-e-gjuh-euml-s-n-euml-dokumente_hdKomiteti për Komunitete në Gjilan ka kërkuar përmirësime në sistemin qendror të lëshimit të dokumenteve të gjendjes civile, për t`iu dhënë mundësi komuniteteve që t`i kenë në gjuhën e tyre të gjitha të dhënat.

Kemal Shahin, kryesues i Komitetit për Komunitete, ka thënë se në Gjilan është në përdorim zyrtar edhe gjuha turke, prandaj ka kërkuar që të gjitha të dhënat në certifikata të jenë në gjuhën e komuniteteve, duke sqaruar se sistemi qendror nuk i njeh disa të dhëna, siç shkruhen ato në gjuhën turke.

Sqarime në këtë çështje ka dhënë Agim Velekinca, shef i Shërbimit të Gjendjes Civile, i cili ka thënë se kjo çështje është e rregulluar me ligj, duke shtuar se shqetësimet e komuniteteve janë përcjellë në administratën qendrore dhe pritet që disa gjëra të rregullohen.

Velekinca ka thënë se disa kërkesa janë të pa realizueshme, sepse emërtimet e rrugëve nuk mund të shkruhen sipas rregullave të gjuhës turke, si për shembull “Adem Jashari” të bëhet ‘Adem Jasharllar’.

“Ne bëjmë aq sa lejon sistemi qendror, por nuk mund të ndërhyjmë në bazën e të dhënave”, ka thënë Velekinca.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.